Koteski-Krej: Bashkëpunimi i ARM-së me GK të Vermontit, shembull për institucionet e tjera

Shkup, 22 shtator 2014 (MIA) - Bashkëpunimi i ARM-së me Garcën kombëtare (GK) i shtetit federal Vermont nga SHBA-ja është i shkëlqyeshëm, ndërsa konfirmim për këtë mes tjerash është pjesëmarrja e përbashkët në operacionet paqesore ndërkombëtare dhe përfundimin e tyre të suksesshme, trajnimi i përbashkët, bashkëpunimi ushtarako-teknik, si dhe pjesa që i deidkohet iniciativave të përbashkëta lidhur me forcat mjekësore ballkanike.

Këtë e deklaroi shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski pas takimit të sotëm me komandantin e Gardës kombëtare (GK) të shtetit federal Vemront nga SHBA-ja gjeneral-majori Stiven Krej, i cili prej sot qëndron për vizitë zyrtare treditore në ARM.

Duke përkujtuar se deri më tani rreth 4 mijë pjesëtarë të ARM-së dhe GK të Vermontit kanë marrë pjesë në trajnim të përbashkët, gjeneral-nënkoloneli Koteski informoi se në takim është biseduar për stërvitje të përbashkëta të mëtejshme, për këmbim të përvojave në operacionet paqesore ndërkombëtare dhe për udhëzim të një pjese të personelit të ARM-së, duke e përfshirë edhe personelin mjekësor i cili shërben në spitalin mobil të Nivelit 2 në Vermont.

Në takim është biseduar edhe për iniciativë të re e cila do të mund të realizohet vitin e ardhshëm për konferencë të përbashkët dhe stërvitje të vendeve nga rajoni të cilat kanë partneritet me shtetet kombëtare të SHBA-së, të formohet njësit i cili do të jetë i gatshëm të ballafaqohet me situata të caktuara krizash, si përmbytje, tërmete në rajon. Kemi qëllim, theksoi Koteski, dhe të rritet bashkëpunimi dhe besimi në rajon lidhur me sigurinë.

"Jam i bindur se ky bashkëpunim i ARM-së me GK të Vermontit është edhe një shembull i suksesshëm për bashkëpunim edhe të institucioneve tjera në Republikën e Maqedonisë nga institucionet e Vermontit dhe SHBA-së", deklaroi shefi i SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Koteski, duke shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme nga GK e Vermontit dhe SHBA-së.

Kjo miqësi, potencoi gjeneral-majori Stiven Krej, për mua do të thotë edhe partneritet. Vetëm këtë muaj, nënvizoi, ka katër aktivitete të veçanta të cilat zhvillohen midis ARM-së dhe K të Vermontit.

Ai theksoi se Maqedonia dhe Vermonti kanë një histori të plotë e cila zgjat 22 vite, në të cilën ka rreth qindra angazhime dhe sistemime në Afganistan, si dhe vendosje të miqësisë së përhershme midis këtyre dy vendeve. Kjo, vlerësoi gjeneral-majori Stiven Krej, e bën këtë partneritet me të vërtetë të fuqishëm.

"Ushtarët e Maqedonisë duhet të jenë me të vërtetë krenarë me arritjet e tyre dhe për gjithë atë që e kanë arritur gjatë viteve të kaluara, në të njejtën mënyrë në të cilën ne jemi krenarë nga partneriteti i arritur", deklaroi Krej. Vlerat për të cilat unë angazhohem në GK të Vermontit, shtoi, janë integriteti, shërbimi dhe përsosshmëria, ndërsa ushtarët tanë dhe ushtarët e Maqedonisë i ndajnë këto vlera dhe me të vërtetë është lehtë të punohet me njerëz të cilët e kanë nxitjen e njejtë dhe kanë dëshirë të bëhen forca më e mirë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail