Seanca të katër komisioneve të Kuvendit

Shkup, 23 shtator 2014 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologjik, për vetëqeverisje lokale, për shëndetësi dhe Komisioni juridko-ligjdhënës.

Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë Statuti i Agjencisë për komunikime elektronike, në fazën e parë dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, në lexim të parë.

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim territorial të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë, në lexim të dytë, është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për vetëqeverisje lokale.

Komisioni juridiko-ligjdhënës do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim të Ligjit për arsim të të rriturve, për derivate të obligueshme të naftës, Ligjit për privatizim dhe dhënie me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, Ligjit për shitje të banesave në pronësi shoqërore, të gjithë në lexim të dytë, si kërkesa për dhënie të interprentimit autentik.

Anëtarët e Komisionit për shëndetësi do të diskutojnë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për fekondim të ndihmuar biomjekësor, Ligjit për inspekcion sanitar dhe shëndetësor, Ligjit për siguri në furnizimin me gjak, Ligjit për shëndet publik, si dhe Ligjet për ndërprerje të shtatzanisë, për marrje dhe transplantim të pjesëve nga trupi i njeriut dhe për studimet mjekësore dhe përsosmërinë e vazhdueshme profesionale, të gjithë në lexim të dytë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail