Më pak të lënduar 49 udhëtarë gjatë rrokullisjes së autobusit të NPK-së Shkup

Shkup, 23 shtator 2014 (MIA) - Dyzet e nëntë persona janë lënduar më pak gjatë përmbysjes së sotme të autobusit numër 67 të NPK-së Shkup në hyrje të Draçevës. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën  urgjente SPQ "8 Shtatori" dhe Klinikën kirurgjikale "Shën Naum i Ohrit", ndërsa numri më i madh i tyre janë lëshuar në  kurim shtëpiak.

Nga gjithsej 30 pacientë me lëndime  nëpër trup të cilët janë sjellur në Klinikën kirurgjikale "Shën Naum i Ohrit" dhe të cilëve u janë bërë incizimet e nevojshme, 28 janë lëshuar  në shërim shtëpiak. Një grua me lëndime në kokë është mbajtur në Repartin për neurotraumë, ndërsa një burrë me frakturë të vertebrit ijor të mesit është pranuar në reparti për traumatologji, informojnë për MIA-n nga ai institucion shëndetësor publik. Të dy pacientët janë në gjendje të mirë të përgjithshme, por për shkak të kujdesit janë mbajtur në shërim.

Drejtori i klinikës për TOARU dhe Qendër urgjente, Rexhep Selmani deklaroi se në qendrën urgjente janë sjellur 14 të lënduar prej të cilëve tetë burra dhe katër gra të moshës prej 30 deri në 60 vjet.

"Të gjithë të lënduarit në kohë janë diagnostifikuar dhe janë me lëndime më të lehta përveç një personit me hundë të thyer dhe me plagë në kokë. Të gjithë pacientët tjerë janë dërguar në shërim shtëpiak", shtoi Selmani.

Në SPQ "8 Shtatori" janë sjellur pesë persona  me shtypje në muskuj dhe pa thyerje të cilët janë lëshuar në shërim shtëpiak.

Autobusi me numër 67 i Ndërrrmarjes publike të komunikacionit - Shkup i cili qarkullon në linjën nga Qendra transportuese-Zelenikovë është përmbysur në mëngjes në orën 6:10 në rrugën "Draçevska". Ekipi i SPB-së-Shkup kryen kontroll në vendin e ngjarjes  dhe i vërtetojnë arsyet e fatkeqësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail