Maqedonia dhe Gjermania me projekt të përbashkët për luftë kundër korrupsionit

Shkup, 23 shtator 2014 (MIA) - Me projekt të përbashkët të Komisionit shtetëror për ndalim të korrupsionit dhe Shërbimit federal për administratë të Gjermanisë do të zvogëlohet korrupsioni në Maqedoni.

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari në konferencën e sotme shprehu bindje se projekti "Përkrahje e parandalimit efikas dhe luftë kundër korrupsionit" do të japë kontribut të vlefshëm në përforcimin dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve për luftë kundër korrupsionit në implementimin dhe ndjekjen e kryerjes së politikave në fushën e luftës kundër korrupsionit.

"Projekti do të ndihmojë në sigurimin e financimit transparent të partive politike dhe të fushatave zgjedhore, përforcimin e kapaciteteve të gjykatave, prokurorëve publikë dhe Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar, pranim të indikatorëve të zhvilluar për matje të shkallës dhe llojit të korrupsionit në sektorin privat dhe publik, zhvillimin e sistemit të kritereve me indikatorë për ndjekje, matje dhe vlerësim të efikasitetit të politikës anti-korruptuese, si dhe vendosje të sistemit të përhershëm për deklaratë të pronës", tha Jashari.

Ai potencon se lufta kundër korrupsionit mbetet edhe më tutje prioritet primar për Republikën e Maqedonisë.

Projekti sipas kryetarit të Komisionit Gjorgji Sllamkov, ka për qëllim ngritjen e disa shkallave të politikës antikorruptuese në Republikën e Maqedonisë përmes përforcimit të kornizave normative, por edhe rritje të efikasitetit të institucioneve për ndalim të komisionit. Ai sqaroi se njëra nga tetë komponentet  e projektit është sjellja e regjistrit  të funksionarëve, përkatësisht zgjidhja softuerike për ndjekje të gjendjes pronësore.

Komisioni antikorruptues, përfundimisht me muajin gusht, ashtu siç informon, ka parashtruar 50 kërkesa për ekzaminim  të gjendjes pronësore deri te Drejtoria për të ardhura publike, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë gjithsej 35.

Mirjana Dimovska, lidere e projektit në Maqedoni sqaroi se ekspertët nga Gjermania së pari kryejnë analizë të kualitetit të ligjeve vendore dhe të konfirmohet se ku do të intervenohet. Pret që projekti të kontribuojë për vendosjen e regjistrit për funksionarë dhe ligjet të vlejnë njejtë për të gjithë personat zyrtarë dhe fletat anketuese të dorëzohen nëpërmjet rrugës elektronike.

"Shënuam 10 ligje që janë relevante për makinerinë antikorruptuese, si normativë në Republikën e Maqedonisë, mes të cilave janë ligjet për ndalim të korrupsionit, përplasjes së interesave, ligji për lobim, për financim të partive politike, donacion, kodi penal. Hetimi i gjendjeve  me korrupsion nuk kryhet vetëm  në hulumtime të perceptueshme, por e kundërta, sepse percpetimi i caktuar është i tillë dhe analiza e fokus grupeve", tha Dimovska, duke shtuar se pastaj vijon fushata mediale për ndikim ndaj mendimit publik.

Lideri i projektit nga shërbimi federal për administratë të Gjermanisë Holger Mihael Arndt i paralajmëroi qytetarët të mos presin gjatë se tani vinë gjermanët dhe për dy vjet situata komplet do të jetë më ndryshe.

Projekti "Përkrahje  në parandalimin efikas dhe luftë kundër korrupsionit", vlera e të cilit është 1,4 milion, mjete të siguruara nga programi  IPA 2010 do të zgjasë 24 muaj. Krahas Komisionit shtetëror për ndalim të korrupsionit, shfrytëzues janë edhe 10 institucione shtetërore gjyqësore, prokuroria publike, Agjencia për menaxhim me pronë të konfiskuar...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail