Sot në Tetovë fillon edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit

Shkup, 26 shtator 2014 (MIA) - Edicioni i tretë i Festivalit të Teatrit të Tetovës do të fillojë sot me shfaqjen e 6 premierave, kryesisht të Maqedonisë dhe një që vjen nga Kosova. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i teatrit të Tetovës Valmir Aziri.

Sipas tij, ditën e parë të Festivalit do të jepet premiera "Darka e Budallenjve" e teatrit të Kumanovës. Pastaj, më 27 shtator "Vdekja e një Komisioneri" e teatrit kombëtar të Kosovës. Më 28 shtator, "Gjermanët e Humbur" e teatrit popullor të Maqedonisë. Më 29 shtator, "Vajza Kuq e Zi" e teatrit të Tetovës, më 30 shtator, premiera "Guri" e teatrit turk në Shkup, dhe më 1 tetor premiera "Gjymtimi" i teatrit shqiptar në Shkup.

"Ky festival është festivali i tretë radhazi që po mbahet, dhe ky projekt që realizohet qe tre vite radhazi, po del i suksesshëm. Në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës këtij festivali i janë dyfishuar mjetet, në krahasim me ato që ishin një vit më pare 500 mijë dinar, këtë vit janë 1 milion dinar. Kemi një ndihmë të madhe nga kryetarja e Komunës të Tetovës, Teuta Arifi e cila ka insistuar të na ndihmojë pa i kërkuar ndihmë. Me ftesën tonë tek të dyja teatrot që funksionojnë për momentin në nivel shtetëror në Shqipëri, teatri kombëtar dhe teatri alternativ, edhe pse në bisedat e para me selektorin Bajrush Mjakun, ata konfirmuan ardhjen, por në momentet e fundit janë tërhequr për arsye që nuk na janë thënë. Neve na vjen keq që këtë vit nuk do i kemi, mirëpo edhe pa ata ky festival në vete përmban vlera", tha Aziri.

Këtu do të marrin pjesë Teatri Kombëtar Shqiptar i Shkupit, Teatri Popullor Maqedonas, Teatri Turk, Teatri i Kumanovës, Teatri i Kosovës dhe Teatri i Tetovës që do të ketë vetë premierën "Vajzën Kuq e Zi".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail