Ivanov në AP të KB-së bën thirje në respektimin e aktgjykimit të Maqedonisë

http://webdep/ifs/files/ifs/webui/jsps/image1.jsp?slikaid=122066393Nju-Jork, 27 shtator 2014 (MIA) - Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov mbrëmë në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuarara i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos lë hapësirë të zbrazët të Ballkanit dhe ta vazhdojë integrimin, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë. Presidenti Ivanov njëherit bëri thirrje  në respektimin e të drejtës ndërkombëtare  në kontekstin që Greqia i'a imponoi Maqedonisë, duke thënë se vendimi i Gjykatës ndërkombëtare duhet të vlejë për të gjitha palët e prekura dhe të gjitha shtetet, përkatësisht, ashtu sikur që grekët dëshirojnë të thonë, "erga omnes".

"Fqiu jonë jugor vazhdon nga dita në ditë  ta shkelë të drejtën ndërkombëtare. Vazhdon me jorespektimin e rezolutave të Kombeve të Bashkuara prej vitit 1993 dhe Marrëveshjes kohore  prej vitit 1995. Vazhdon ta injorojë gjykimin e autoritetit më të lartë juridik në botë. Aktgjykimi nuk vlen vetëm për shtetin që na bllokon. Gjykimi vlen erga omnes,  për të gjitha shtetet-anëtare  të organizatave ndërkombëtare në të cilat edhe më tutje jemi të bllokuar.  Me çdo bllokadë në integrimet tona evropiane dhe euroatlantike, prishet rendi i të drejtës ndërkombëtare. Me tolerimin e bllokadave krijohet precedencë e rrezikshme. Precedencë për bllokim të ndërsjellë dhe shantazh të motivuar nga interesat e shteteve të ngushta, në llogari të interesave kolektive të Bashkimit Evropian dhe NATO-s", theksoi presidenti Ivanov në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Para shefave të delegacioneve të shteteve nga bota, presidenti Ivanov e krahasoi integrimin euro-atlantik të Ballkanit me burim drite,  i cili i drejton shtetet nga qëllimi i përbashkët. Ivanov paralajmëroi  në rrezik nëse ai burim drite shuhet, dhe humbet perspektiva evropiane e Ballkanit, që doli nga deklarata e kryetarit të ardhshëm të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Unionit.

"Me politikën e zgjerimit, Bashkimi Evropian kohë të gjatë ishte burim drite, që e ndriçonte rrugën e shteteve nga Evropa Lindore dhe Juglindore drejt përparimit të familjes evropiane. Kohë më parë ishim të lajmëruar se në pesë vitet e ardhshme ai burim drite përkohësisht nuk do të punojë. Ndërsa kur nuk punon burimi i dritës, ekziston rrezik të ndodhë shkatërrim. Rajoni jonë i Evropë Juglindore  ende është i lëndueshëm, ndërsa stuhia nuk është larg. Dua të dërgoj porosi  deri te partnerët e Bashkimit Evropian. Duke e shtyrë zgjerimin,  Unioni krijon vakum në hapësirën më të shkrifët historike gjeopolitike. Ndërsa të gjithë e dimë se nuk ekziston vakum në hapësirën gjeopolitike.

Porositë e tij ishin në pajtim me fjalimin para Këshillit të sigurisë, të cilin të mërkurën e tha presidenti i SHBA-së Barak Obama, dhe kur presidenti Ivanov e potencoi integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si kontribut i vlefshëm  i cili mund të jepet për stabilizimin e rajonit ballkanik, derisa bota përballet me rrezik nga terrorizmi.

Sipas temës të Asamblesë së Përgjithshme në suazat e të cilit sekretari i përgjithshëm Ban ki-Mun bën thirrje edhe për Samit klimatik, presidenti Ivanov përkushtoi një pjesë të fjalimit të tij në çështjen e ndryshimeve klimatike dhe paralajmëroi  në balancin e shkelur mes zhvillimit ekonomik  dhe shkatërrimit të  mjedisit të shëndshëm jetësor për gjeneratat e ardhshme. Presidenti përkujtoi se edhe Ballkani gjatë vitit ishte përballur me ndryshime ekstreme klimatike dhe u shpreh në atë që Maqedonia e bën në këtë plan.

"Republika e Maqedonisë është vendi i parë nga rajoni i cili e kompleton raportin e tretë nacional sipas Konventës kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.  Ne veçmë i caktuam hapat e ardhshëm  në të gjitha sektoret kyçe  në ekonomi dhe shoqëri,  në nivel nacional dhe lokal, për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat dhe për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike. Atë e bëjmë me strategji dhe përpjekje  për zvogëlimin e emisionit të gazrave të qelqtë dhe me rritjen e efikasitetit energjetik", deklaroi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin para Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

http://webdep/ifs/files/ifs/webui/jsps/image1.jsp?slikaid=122064237

Ivanov në takim me Ban, kërkoi angazhim më të madh të KB-së në kontestin e Greqisë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov mbrëmë në Nju-Jork u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban ki-Mun. Në takim i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki si dhe ndërmjetësuesi në bisedat me Greqinë, Vasko Naumovski.

Në takim Ivanov dhe Ban biseduan për kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe bisedat të cilat udhëhiqen nën patronat të KB-së.

"Presidenti i  Maqedonisë e ka informuar sekretarin e përgjithshëm për inkuadrimin më proaktiv dhe më konstruktiv të Maqedonisë në proces. Ivanov vlerësoi se me bllokadat jolegale të anëtarësimit të merituar të Republikës së Maqedonisë në NATO nuk krijohet ambient i sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit, dhe për këtë na nevojitet Këshilli i sigurisë të qëndrojë në respektimin e pakushtëzuar  të rezolutave të tij", informojnë nga kabineti i presidentit Ivanov,  i cili në takim  ka kërkuar të respektohet e drejta ndërkombëtare, marëveshjet ndërkombëtare dhe aktgjykimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë.

Nga ana e Maqedonisë në takim është shprehur vlerësim se nevojitet përkushtim më i madh dhe vullnet i mirë nga ana e Greqisë,  diçka që në këtë moment nuk ekziston. Ivanov ka kërkuar që bisedat të udhëhiqen në kornizat e vendosura nga rezolutat e Këshillit të Sigurisë, Marrëveshjes kohore dhe aktgjykimit të Hagës dhe pa shkeljen dhe tejkalimin e tyre.

"Presidenti Ivanov kërkoi nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun që procesi të marrë intensitet më të madh dhe kërkoi angazhim më të madh  nga ana e sekretarit të përgjithshëm për aktivitet nga ana e Kombeve të Bashkuara në procesin e gjetjes së zgjidhjes  për kontestin me Republikën e Greqisë", thonë nga kabineti i Ivanovit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail