Janë shpërblyer punonjësit më të suksesshëm turistikë-hotelierikë

http://webdep/ifs/files/ifs/webui/jsps/image1.jsp?slikaid=122074385Shkup, 27 shtator 2014 (MIA) - Kontribut më të madh  në përmirësimin e ofertës turistike në Maqedoni kanë pasur hotelet "Aurora resort spa-Berovë", "Izgrev", Strugë, "Sulltan" Shkup dhe "Skardus" Tetovë. Në shënimin e ditës botërore të turizmit sot në Ministrinë e Ekonomisë u ishin ndarë pllaketa.

Mirënjohje të tilla për agjencitë inkaming më të mira turistike fituan "Badem turst", "Karaçi", Vizit Maqedoni", dhe "VAS-TUR" nga Shkupi, për restorante më të mira sërish janë shpallur "Nju Star", "Raguza", "Veneto" dhe "Mirakoli" nga Shkupi. Manifestimet turistike  që e shënuan vitin e kaluar  janë "Esnaf" Shkup, festivali "Vera e Ohrit" - Ohër, festivali "Vëllezërit Manaki"-Manastir dhe "Vera kulturore e Tetovës" -Tetovë.

Mirënjohjet i ka nominuar oda ekonomike për turizëm, ndërsa janë marrë parasysh edhe të dhënat e Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, ndërsa për agjencitë me më së shumti kërkesa  për subvencione dhe hotele të cilat kanë evidentuar më së shumti mysafirë në vitin paraprak. Gjatë selektimit sipas Ministrisë së Ekonomisë, janë respektuar kriteret kontribut në turizëm, punë efikase dhe përmirësim të ofertës turistike.

Ministrat e Ekonomisë dhe vetëqeverisjes lokale Bekim Neziri dhe Lirim Shabani  në solemnitet paralajmëruan se shteti do të vazhdojë me përkrahje përmes subvencioneve të zhvillimit të turizmit, me theks të kapaciteteve të reja vendimtare për shkak të numrit të rritur të turistëve të huaj. Mes prioriteteve  është edhe nxitja e turizmit në brendësi me qëllim të rritjes së zhvillimit të barabartë rajonal.

Sipas të dhënave statistikore, numri  i turistëve të huaj në Maqedoni në korrik të këtij viti në krahasim me korrikun e vitit të kaluar është rritur për 9,9 për qind, ndërsa në periudhën janar-korrik të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit  paraprak numri i tërësishëm i turistëve shënon rritje për 3,1 për qind prej të cilëve te ato të huaj për 7,2 për qind.

Institucionet kompetente, theksoi Neziri, janë të kënaqura nga zhvillimi i turizmit në vitet e fundit. Numri i turistëve të huaj, ashtu siç potencoi  në tetë vitet e fundit është rritur për 98 për qind, ndërsa numri i tërësishëm  i turistëve shënon rritje prej 40 për qind.

"Rezultatet e tilla pozitive nuk vinë rastësisht. Si Qeveri dhe si Ministri e Ekonomisë në kontinuitet vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e turizmit dhe tërheqjes çdoherë e më shumë të turistëve të huaj në shtet. Për tre vite janë ndarë subvencione në vlerë prej mbi 2,5 milion euro për stimulimin e kësaj dege në shtet. Për këtë  arsye  në nivel vjetor numri i turistëve të huaj është mbi 700 mijë", tha Neziri.

Sipas ministrit Shabani, aktivitetet për zhvillim të turizmit në periudhën e kaluar kanë qenë të koncentruara në qendra të caktuara turistike, komuna dhe rajone, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes lokale sipas Ligjit për zhvillim rajonal të barabartë do të mundohet të drejtojë investime nga buxheti në të gjitha rajonet.

"Presim përmirësim të programit të ri për bashkëpunim ndërkufitar IPA 2, pas miratimit të tij gjithsesi do të kemi mundësi më të mëdha dhe të ndihmojmë në komunat me grante direkte për turizëm", informon Shabani duke potencuar se veçmë ka interes nga komuna të caktuara dhe organizata për projekte konkrete.

Vitin e kaluar në Maqedoni në turizëm janë punësuar 8.500 persona, që paraqet 1,2 për qind nga numri i tërësishëm i të punësuarve në vend.

Sipas vlerësimeve të Këshillit botëror për udhëtime dhe turizëm këtë vit numri i të punësuarve në këtë sektor do të arrijë 10.000, ndërsa ajo do të paraqesë edhe rritje të pjesëmarrjes në BPV prej 1,9 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail