Seminar dyditor për "Të drejtën familjare në BE"

Shkup, 29 shtator 2014 (MIA) - "E drejta familjare në BE" është temë e seminarit i cili sot dhe nesër mbahet në Shkup në bashkëpunim të përbashkët mes Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik "Pavel Shatev" Akademia e jurisprudencës të Republikës së Serbisë dhe Qendra për Gjykatës dhe Avokatë pranë Institutit Evropian për Administratë Publike - EIPA nga Luksemburgu.

Në seminar, krahas gjykatësve nacionale, marrin pjesë edhe gjykatës nga të gjitha instancat e Republikës së Serbisë.

Qëllimi i seminarit ashtu siç sqaroi drejtoresha e Akademisë "Pavel Shatev" Aneta Arnaudovska  në fjalimin e saj, është të këmbehen përvojat praktike në pikëpamje të praktikës gjyqësore nga ana e gjykatave më të mëdha në Evropë lidhur në lidhje me zbatimin e instrumenteve juridike të cilat kanë të bëjnë me të drejtën familjare.

Ekspertët e huaj të cilët do të kenë fjalime në seminar shprehën kënaqësi që do të kenë mundësi t'i bartin përvojat e Bashkimit Evropian, por gjithashtu do të munden të dëgjojnë  edhe si zbatohet e drejta familjare nga ana e praktikuesve nacional në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Serbisë.

Për Gjykatat nga Serbia organizimi i seminarit është nga kuptimi  i madh sepse në këtë mënyrë së bashku do të munden t'i kuptojnë të gjitha pengesat dhe problemet  me të cilat përballen praktikuesit juridik nga të dy vendet, ndërsa njëherit lihet  hapësirë të diskutohet  për të gjitha instrumentet juridike aktuale në lidhje me të drejtën familjare, të cilat ekzistojnë në legjislativën evropiane, ndërsa duhet në mënyrë konsekuente të zbatohen dhe respektohen nga ana e gjykatave nacionale.

Ashtu siç informojnë nga Akademia "Pavel Shatev" në suaza të këtij bashkëpunimi  është parashikuar të mbahet edhe një seminar në Republikën e Serbisë ku do të marrin pjesë edhe gjykatësit nga Republika e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail