Me parafinancim të bujqve deri te tërheqja më e madhe e mjetve nga IPARD

Shkup, 30 shtator 2014 (MIA) - Maqedonia do t'i shfrytëzojë përvojat nga tërheqja e Programit IPARD-1 për realizim të suksesshëm të të ardhshmit, IPARD-2. Me qëllim të tërheqjes maksimale të parave evropiane në periudhën 2014-2020, mes masave të tjera parashiht edhe formimi i fondit për parafinancim, i cili do t'i ndihmonte bujqit.

Siç deklaroi minsitri i resorit, Mihail Cvetkov para mbledhjes së sotme të Agrokëshillit, shkaqe kryesore për shfrytëzimin e dobët të fondeve të BE-së ende janë mu fuqia e pamjaftueshme financiare e prodhuesve tanë dhe kriteret ql i parashtron Komisioni evropian.

"Duke i pasur parasysh prëvojat nga zbatimi i Programit IPARD-1 i cili deri më tani është shfrytëzuar vetëm 11 për qind, po punojmë në masa të cilat do të ndihmojnë që situata dukshëm të përmirësohet dhe Maqedonia të arrijë të tërheqë maksimum mjete ë cilat janë më se të mirëseardhura për agrobiznesin dhe zhvillimin  ekonomisë rurale", thksoi Cvetkov.

IPARD-2 është projektuar në gjithaejt 106 milionë euro prej të cilave 60 janë të dedikuara për bashkëfinancim të investimeve në bujqësi. industri ushqimore dhe ekonomi urale. ndërsa 56 të tjerat fillimisht do të investohen në ndërtimin e sistemeve të vogla për ujitje, pë ndërtim të rrugëve të kapshme drejt sipërfaqeve përpunuese dhe elektrifikimit të fushave.

"Si anëtar i Komitetit për ndjekjen e IPARD-it, Drejtoisë së BE-së i partashtruam pyetje - përse nuk pranohen propoziomet tona që këto para më shpejtë të arrijnë tek bujqit. Përgjigja ishte - ai që i jep paratë, i dikton edhe kushtet se si o të investohen dhe për cilat dedikime", theksoi Veljo Tantarov, anëtar i Agrokëshillit.

Në gjashtë muajt e fundit, Minsitria e Bujqësisë me shoqatatat bujqësore, odat ekonomike dhe sektorin privat përpunoi projekt-dokument për Programin e ri IPARD-2.

Dokumenti është bazë për shfrytëzimin e mjeteve të BE-së.

Për dallim nga IPARD-1 ku bashkëraporti i financimit ishte 50:50, në IPARD-2 shkalla e bashkëfinancimit të investimve në ekonomi bujqësore është rritur dhe paraqet 65 për qind për bujq të rinj dhe 70 prë qind për ekonomi bujqësore m mbi 700 metra lartësi mbidetare. SHkalla  bashkëfinancimit është rritur në 65 për qind si për investime për themelimin dhe modernizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe veprimtarive artizanale në mjediset rurale, si dhe për investim në kapacitte për turizëm rural.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail