Asani: Nënshkruhet marrëveshja për përpunimin e projektit për hekurudhën Kërçovë - Lin

Shkup, 10 tetor 2014 (MIA) -  Nënshkruhet marrëveshja me konzorciumin e kompanisë spanjolle "Tipsa" dhe atë franceze "Lui Berzhe" për projektin e zabtuar dhe dizajnin për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë - Lin, në kufirin me Shqipërinë, pjesë e Korridorit 8, informoi sot drejtori i HM Infrastruktura, Irfan Asani.

Përpilipi i projektit duhet të fillojë më datën 15 të këtij muaji, ndërsa të përfundojë për 22 muaj.

Sipas Asanit, në fazën e parë për infrastrukturë do të qaset drejt tjetërsimit të tokës, ndërsa do të fillojë edhe procedura për publikimin e thirrjes për kompanitë e interesuara për pjesëmarrje në aktivitetet ndërtimore.

Për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë - Lin, në gjatësi prej rreth 60 kilometrave, sipas vlerësimeve fillestare të institucioneve kompetente, janë të nevojshme rreth 350 milionë euro, ndërsa përpunimi i projekteve, sipas Asanit, duhet të japë shumën e saktë të investimit.

Kërçovë - Lin është pjesa e pandërtuar e trasesë perëndimore të hekurudhës të Korridorit 8 i cili i lidh Detin e Zi, Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Italinë.  Në pjesën lindore të Korridorit 8 në vijim janë aktivitetet ndërtimore për ripërtëritjen e hekurudhës Kumanovë - Bellakovc. Për kompletimin e kësaj pjese nevojitet ndërtimi edhe i akseve Bellakovc - Kriva Pallankë dhe Kriva Pallankë - kufiri me Bullgarinë. Planet janë pjesa hekurudhore e Korridorit 8 të përfundojë deri në vitin 2022..



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail