Tehnoma, Transport dhe ligjistikë dhe Makinova prej nesër në Panairin e Shkupit

Shkup, 13 tetor 2014 (MIA) - Rreth 400 kompani vendore dhe të huaja do të prezantohen në edicionin e 40-të të Panairit ndërkombëtar të metalurgjisë, elektronikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes - Tehnoma 2014, që do të mbahet prej nesër e deri më 18 tetor në Panairin e Shkupit. Njëkohësisht do të hapen edhe manifestimi i specializuar i panairit Transport dhe logjistikë, Panairi i 15-të ndërkombëtar i zejtarisë dhe ekonomi të vogël dhe Ekspozita e 35-të ndërkombëtare e inovacioneve - Makinova.

Në përqëndrim të Tehnoma 2014 do të jetë energjetika, ndërsa do të prezantohen arritjet më të reja në sferën e teknologjisë këmbimit ndërkombëtar. Janë paralajmëruar prezantime të organizuara kombëtare. Në stendat e tyre do të prezantohen 15 kompani nga Hungaria dhe nëntë nga Austria.

"Ky manifestim i panairit ndërkombëtar çdoherë i nevojitet ekonomisë, ndërsa për këtë flet fakti se e gjithë hapësira disponuese e Panairit të Shkupit çdo vit përmbush kapacitet me sipërfaqe prej 12.000 metra katrorë. Konfirmim i karakterit ndërkombëtar të Tehnomas janë pjesëmarrjet e kompnive nga e gjithë Evropa dhe më gjërë nga bota", theksojnë nga Panairi i Shkupit.

Edicioni i tretë i Panairit për transport dhe logjistikë, madje, do të bashkojë mbi 20 kompani të mëdha vendore dhe të huaja, porte, hekurudha, asociacione transportuese, qendra logjistike, terminale dhe depo doganore, prodhues të automjeteve transportuese dhe sisteme. Në hapësirën e brendshme ekspozuese prej 1.500 metrash katrorë në Metropolis arenën e Panairit të Shkupit do të prezantohen kompani dhe asociacione transportuese dhe logjistike nga Maqedonia, Shqipëria, Gjermania, Austria, Zvicra, Suedia, Sllovenia dhe Greqia. Në mesin e të paraqiturve janë Hekurudhat e Maqedonisë Transport, porti shqiptar Durrës, format transportuese dhe logjistike "Fershped", Quehenberger Logistics, Blue Bell Maritime, MSC, Sigma logistik, Translog, Viktoria shped. Nga asociacionet transportuese prezantohen SIZ "Makedonija soobraqaj AMERIT", e cila edhe sivjet është partnere e manifestimit, ndërsa anëtaret e së cilës do të ekspozojnë edhe në mënyrë të pavarur. Në hapësirën e jashtme ekspozuese në sipërfaqe prej 700 metrash katrorë është paralajmëruar  prezantimi i importuesve të automjeteve transportuese Cargomax-Iveco, DM Trans, MAN Importer Makedonija dhe Olimpija Motors.

Në ekspozitën e zbulimeve, sipas paralajmërimeve të Panairit të Shkupit, inovatorët e Maqedonisë do të prezantohen me 76 zgjidhje inovative nga sfera të ndryshme. Do të prezantohen edhe 20 zgjidhje inovative të autorëve nga asociacione nga BeH-ja, Serbia, Kroacia dhe Bullgaria. Organizator është Lidhja e zbuluesve dhe autorë të avancimeve teknike të Maqedonisë. Do të mbahen edhe punëtori me karakter edukativ dhe informativ për mënyrat e mbrojtjes së pronësisë industriale, por edhe për mundësinë për financim të zbulimeve dhe inovacioneve të inovatorëve të Maqedonisë nga fonde vendore dhe për mundësitë për aplikim të projekteve në fondet ndërkombëtare.

Oda e zejtarëve nga Shkupi do t'i prezantojë kompanitë të cilat merren me problemet e burimeve ripërtërirëse të energjisë, posaçërisht në pjesën për shfrytëzimin e energjisë solare.

Për ditën e dytë të panairit të mërkurën në orën 11 është paralajmëruar debat me temë "Çiklizmi si mënyrë alternative e transportit në mjediset urbane-realitet ose fiksion". Qëllimi i debatit është që të hapen çështje për mundësitë reale për ndryshim të koncepteve për mënyrat alternative të transportit në mjediset urbane.

Hapja e panairit është paralajmëruar për nesër në orën 11.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail