Diva koreane Jun Sun Na e hap Xhaz festivalin e 33-të të Shkupit

Shkup, 15 tetor 2014 (MIA) - Me shfaqjen e duos koreano-suedeze, Jun Sun Na, e përbërë nga këngëtarja koreane e xhazit, Jun Sun Na dhe kitaristi Ulf Vakenius, nesër mbrëma në Sallën Universale fillon Festivali i 33-të i xhazit në Shkup. 

Festivali do të zgjasë katër ditë, një ditë më pak se vitin e kaluar dhe do të mbahet në katër lokacione, në "Qendrën Siti holl" në Operën dhe Baletin e Maqedonisë dhe në kinemanë "Frosina". Risi këtë vit është koncerti i caktuar për ditën e fundit të festivalit, më 19 tetor në orën 13, në kinemanë "Frosina".

Jun San Na, e njohur për fuqinë e saj vokale impresionuese, çdo këngë e interpreton në stilin e saj unik përplot me emocione dhe pasion. Në vitin 2005 "Le Monde" francez e përshkroi si "jashtëtokësore e cila e prek universin e xhazit me zërin madhështor dhe me origjinalitetin pasionant". Me shumë çmime pas vetes, diva koreane është improvizuese e jashtëzakonshme. Repertori i saj përfshin jo vetëm këngë të "Metalikas" dhe Leo Ferere, por edhe standarde të xhazit dhe versione personale të këngëve franceze dhe koreane.

Publiku i Shkupit nesër mbrëma në Sallën Universale mund të kënaqet edhe në koncertin e kuartetit të Teri Lin Kerington nga SHBA-ja, bateriste, kompozitore dhe udhëheqëse e disa bandave, fituese e çmimit "Gremi", ndërsa në mesnatë në Siti holl është koncerti i saksofonistit, Maçej Obara.

Nata e dytë e festivalit është paralajmëruar si më ekskluzivja. Marrin pjesë "Fire!Orkestra" i kryesuar nga i njohuri Mats Gustavskon, pianisti Nik Barç dhe në mesnatë trioja nga Belgjika "Dans dans".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail