Bogov: Denari mbetet stabil, depozitet rriten

Shkup, 15 tetor 2014 (MIA) - Kursi stabil i denarit nuk do të ndryshojë. Banka popullore do ta mbajë këtë politikë, e cila siç thotë guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Dimitar Bogov, jep rezultate të cilat shihen edhe në rritjen e depoziteve në denarë dhe besimin në valutën vendore.

"Politika e kursit fiks të denarit nga vendosja tregon se është i duhur për ekonomi të vogël siç jemi ne dhe jep rezultate. Nuk ka ekonomi e cila mund të zhvillojë politikë në kursin luhatës të valutës vendore përveç Amerikës dhe BE-së të cilat janë të mëdha. Ka disa shembuj edhe në rajonet të cilat kanë kurs luhatës të valutave vendore, por bëjnë shumë më shumë intervenime në tregun devizor", theksoi sot guvernatori Dimitar Bogov në seancën e Komiisonit për financim dhe buxhet, i cili debatoi për Raportin për punën e BPRM-së në vitin 2013.

Sipas tij, tregues më i mirë për zbatimin e kësaj politike është rritja e kursimit në valutën vendore që tregon edhe besimi i qytetarëve në denarin dhe në sistemin bankar.

Depozitet shënuan rritje prej 8,1 për qind, prej të cilëve te ndërmarrjet është 10,5 për qind, ndërsa te popullata 7,8 për qind.

Dukshëm, siç theksoi Bogov, është ajo që 50,8 për qind janë depozite në denarë dhe se pjesa më e madhe janë afatgjate.

Theksoi se rritje është vërejtur edhe te kreditimi me ç'rast te kreditet është 6,4 për qind, ndërsa te popullata 12 për qind. Kreditet jofunksionale lëvizin rreth 11 për qind.

Ai porositi deri te sektori bankar se duhet të ndërmerren masa që të mund të kreditohen më shumë firmat e vogla, sepse pjesa më e madhe e kredive të dhëna janë te kompanitë e mëdha.

"Të mbështeten projektet e mira të cilat mund t'i kthejnë kreditë, ndërsa hipoteka të merret parasysh si instrument i fundit për siguri", theksoi Bogov.

Normat e interesit janë në nivel më të ulët historik, edhe pse, thotë Bogov ende janë të larta dhe 7,4 për qind janë te kreditë me denarë dhe 6,2 te kreditë devizore.

Vlerësoi se sektori bankar në Maqedoni është stabil dhe se ky stabilitet pritet të përfundojë, si dhe se bankat janë të shkëlqyeshme dhe mirë të kapitalizuara.

Për rezervat devizore informon se mbahen në nivel adekuat dhe se sipas numrave të fundit ato arrijnë 2.444 miliardë euro që sipas guvernatorit Bogov janë të mjaftueshme të shlyhen obligimet që arrijnë këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Zvogëlimi i rezervave devizore vitin e kaluar, siç tha guveranatori, i përket zvogëlimit të çmimit të arit, por se në tregun devizor janë kryer blerje të devizave dhe niveli ishte në nivel adekuat.

Komisioni për financim dhe buxhet në seancën e sotme krahas Raportit për BPRM-në, i shqyrtoi edhe ndryshimet e propozuara për Byronë kreditore dhe Raportin e KE-së për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail