Ivanov pas ngjarjes në Beograd me apel nga Gjeneva

Gjenevë, 17 tetor 2014 (MIA) - Ngjarje të caktuara shqetësojnë për shkak se krijojnë pasiguri të madhe tek njerëzit. Rajoni ynë ende ka nevojë për një besimi më të madh, komunikim dhe shembujt pozitivë. Këtë e deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisëm Gjorge Ivanov, duke komentuar ngjarjen në Beograd që ka ndodhur gjatë ndeshjes sportive mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për pasojat që dolën nga ajo ndeshje.

Mesazhin, presidenti i Maqedonisë e dërgoi pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në margjinat e Forumit Kran Montana në Gjenevë.

Ngjarjet që janë në dobi të rajonit, nënvizoi presidenti i Maqedonisë nevojitet të shfrytëzohen për përhapje të besimit dhe bashkëpunimit më të madh mes popujve që jetojnë në Ballkan, për shkak se të gjithë i pret një e ardhme e njëjtë.

Në takimin me presidentin Vujanoviq janë shkëmbyer opinione rreth marrëdhënieve të përgjithshme mes Maqedonisë dhe Malit të Zi.

"Konstatimi i përbashkët  me presidentin Ivanov është se raportet tona janë miqësore dhe tradicionalisht të mira dhe se në të gjitha fushat mund të jenë shembull i mirë në rajon. Kjo ishte një mundësi njëherit të riafirmojmë marrëvshje të shumta ndërqeveritare, komunikimin e shkëlqyer të dy qeverive tona dhe ta konstatojmë nevojën së bashku të veprojmë në ekonomi, në funksion dhe në interes të dy shteve e, para se gjithash në ndërlidhjen e komunikacionit  dhe afirimin e dyanëshëm të vlerave turistike edhe të Malit të Zi edhe të Maqedonisë", deklaroi Vujanoviq.

Presidenti Ivanov në Gjenevë merr pjesë në sesionin e sivjetshëm të Forumit Kran Montana, tema e të cilit është Siguria globale dhe situata në Afrikë, Saharë, Irak dhe Lindjen e Afërt, me përqëndrim në Ballkan. Pasdite, presidenti i Maqedonisë do të drejtohet në panelin "Siguria kombëtare dhe globale" në temën "Siguria e biznes destinacionit të ri evropian: Ballkani dhe siguria globale". 

Gjatë qëndrimit në Zvicër presidenti Ivanov do të realizojë takim me komisarin e lartë për të drejtat e njeirut të KB-së, Zeid Ra'ad Al Husein, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësuesit e Forumit të shoqatave të Maqedonisë në Zvicër.

Paraprakisht, Ivanov në Bërn realizoi takim me kryetarin e Konfederatës zvicerane, Dider Burkhatel, në të cilën u shpreh kënaqësia nga zhvullimi i marrëdhënieve bilaterale dhe nga bashkëpunimi mes dy vendeve, në vitin kur shënohen dy dekada nga vendosja  e marrëdhnieve diplomatike, njoftoi Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail