Veljanoski e priti ambasadorin e ri spanjoll në Maqedoni, Karanza

Shkup, 17 tetor 2014 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot kishte takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës Ramon Abaroa Karanza.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Kabineti i Veljanoskit, shfaqën kënaqësi për takim të hapur dhe me këtë rast treguan respekt të përbashkët ndaj dy vendeve miqësore.

Në takim u bë fjalë për thellimin e bashkëpunimit parlamentar përmes vizitave zyrtare dhe bashkëpunimit të grupeve parlamentare me qëllim për zhvillimin e diplomacisë parlamentare.

Ambasadori Karanza e tregoi mbështetjen e Spanjës për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë.

Në takim u bë fjalë edhe për ndodhitë eventuale në dy vendet, për gjenjdet ekonomike dhe si dy vendet janë përballur me sfidat nga kjo sferë deri më tani.

Kryetari Veljanoski, ambasadorit i'a uroi zgjedhjen në Mbretërinë e Spanjës për anëtare të përkohshme të këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara në votën e Asamblesë së Përgjithshme të organizatës botërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail