Takim i presidentit Ivanov me komesarin e lartë për të drejtat e njeriut të KB-së Al ,Hysein

Shkup, 17 tetor 2014 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në margjinat e forumit Kran Montana në Gjenevë, sot realizoi takim me komisarin e lartë për të drejtat e njeriut të KB-së, Zeid Ra'ad Al Hysein.

Në takim, kumtoi Kabineti i Ivanovit, janë këmbyer mendime dhe informata në raport të prioriteteve të veprimit të Republikës së Maqedonisë gjatë anëtarësimit në Këshillin për të drejtat e njeriut, si dhe për gjendjet aktuale dhe sfidat me të drejtat e njeriut në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Presidenti Ivanov theksoi se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Këshillin e të drejtave të njeirut në periudhën e vitit 2014-2016 ka paraqitur nder të madh dhe obligim serioz, duke e pasur parasysh përkrahjen  që vendi ynë e jep  ndaj këtij trupi nga vetë themelimi i tij.

"Republika e Maqedonisë përmes anëtarësimit do të luajë rol aktiv dhe do të japë kontribut thelbësor në punën dhe profilimin e mëtutjeshëm të Këshillit, si mbrojtës dhe promotor të të drejtave universale të njeriut gjithkund në botë", tha presidenti Ivanov dhe shtoi se shteti ynë mbetet fuqishëm i përcaktuar për promovomin e mëtutjeshëm të standarteve më të larta për të drejtat e njeriut në nivel ndërkombëtar.

Presidenti i Maqedonisë e ka informuar komisarin Al Hysein për modelin e Maqedonisë të integrimit pa asimilim, i cili përkujdeset për standartet më të larta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e bashkësive, dhe paraqet shembull pozitiv në rajonin tonë.

Në raport të përparimit të mëtutjeshëm dhe zhvillimit të të drejtave të njeriut në rajon, presideni Ivanov ka potencuar se nevojiten angazhime plotësuese dhe zgjidhje të cilat do të kontribuonin për shkallë më të madhe të mbrojtjes të të drejtave të njeriut.

Komisari Al Hysein theksoi se është veçanërisht i nderuar nga vizita dhe takimi me presidentin e Maqedonisë.

"Kjo është vizita e parë e shefit të shtetit sipas zgjidhjes sime,  i nderuar jam nga vizita juaj. I gatshëm jam  ngushtë të bashkëpunoj me ju në promovimin e të drejtave të njeriut", theksoi komisari i lartë, duke dhënë mirënjohje për aktivitetin dhe angazhimin e Republikës së Maqedonisë në Këshillin e të drejtave të njeriut dhe në përgjithësi në të gjithë sistemin e KB-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail