Gruevski: Qeveria po ndërmerr masa për zhvillimin e eurointegrimeve

Shkup, 19 tetor 2014 (MIA) - Kemi suksese serioze dhe progres të vazhdueshëm në reforma. Qeveria bën angazhime të mëdha që t'i përafrojë punët në çdo fushë, theksoi sot kryeministri, Nikolla Gruevski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas përurimit të poligonit sportiv në komunën Gjorçe Petrov për vërejtjet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për Raportin e Komisionit Evropian, Gruevski dha komentin e tij.

"Nuk do ta komentoja deklaratën e Ali Ahmetit, do ta komentoj atë që në të kaluarën e kam realizuar. Ne kemi bërë përpjekje të mëdha për t'i përafruar punët në çdo fushë dhe kemi treguar suksese serioze. Kuptohet kemi dobësi, asnjëherë nuk kemi thënë se situata është ideale në çdo sferë, por kemi progres të vazhdueshëm. Përveç se kemi progres të vazhdueshëm, ekziston hapësirë për më shumë. Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat për progres në të gjitha fushat, duke i përfshirë edhe këto të cilat u përmendën", tha Gruevski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail