Takim i Veljanoskit me ambasadorin e ri turk Sholendil

Shkup, 21 tetor 2014 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski  sot e priti ambasadorin e sapoemëruar të  Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë Omur Sholendil.

Në takim, Veljanoski ashtu siç kumtoi kabineti i tij, theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë kanë bashkëpunim bilateral shumë të afërt dhe miqësor, me vizita nga të dy palët në nivel më të lartë. Veçanërisht i theksoi kënaqësitë e nivelit të deritanishëm të bashkëpunimit me Asamblenë e madhe popullore  të Republikës së Turqisë, si dhe vlerën e diplomacisë parlamentare përmes të cilës mundet edhe më shumë të kontribuojë  në marrëdhëniet e tërësishme të të dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal  të të dy shteteve veçanërisht në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore si dhe thellimin e bashkëpunimit në shoqata dhe procese të tjera të cilat janë nga interesi i përbashkët.

Veljanoski dhe Sholendil pajtohen se Maqedonia dhe Turqia kanë bashkëpunim të frytshëm edhe në shumë fusha të tjera, siç janë ekonomia, tregtia, industria, mbrojtja, arsimi dhe kultura. Veçanërisht është theksuar  prania e një numri të madh të kompanive turke në Maqedoni, për të cilat ekziston interes i madh edhe më tutje nga ana e biznesmenëve turq të cilët dëshirojnë të investojnë në Maqedoni.

Ambasadori i sapoemëruar Sholendil veçanërisht i theksoi lidhjet e deritanishme miqësore mes të dy vendeve, shfaqi shpresë se ashtu do të jetë edhe në të ardhmen dhe e shprehu gatishmërinë e tij të kontribuojë në mënyrë aktive  në thellim ende më të madh të bashkëpunimit në të gjitha nivelet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.

Në fund, kryetari Veljanoski e ka potencuar sinqeritetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim si dhe kabineti i tij për komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail