Gruevski: Diçka duhet të ndryshojë në arsimin e lartë që studentët të kenë njohuri

Shkup, 21 tetor 2014 (MIA) - Kontroll të jashtëm të njohurive të studentëve do të ketë, ndërsa do të bisedohet për modelin e testimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës para ca kohësh e paralajmëroi risinë në arsimin e lartë - provimin shtetëror për studentët e vitit të dytë dhe të katërt, ndërsa sot këtë e konfirmoi edhe kryeministri, Nikolla Gruevski.

Atë që MASH e paralajmëroi si provim shtetëror në arsimin e lartë, ndërsa në media shpesh përmendet si ekstern, e zbatojnë më shumë vende, tha Gruevski, duke i theksuar si shembuj Danimarkën, Britaninë, Australinë ku zbatohet evoluimi ekstern apo provim shtetëror siç e kanë edhe vendet e grupit të Vishegradit. Për këtë risi Ministria tani më filloi debate publike me studentë dhe profesorë dhe ato do të vazhdojnë.

"Në këtë moment mendojmë më shumë për provim shtetëror, por akoma jemi të hapur t'i dëgjojmë mendimet e të gjithë atyre të cilët kanë interes që të përfshihen në debatin publik. Zgjidhja nuk është përfundimtare, por definitive është se diçka duhet të ndryshohet, pasi që kemi fakultete, madje edhe universitete të tëra ku kalimi i studentëve është pa njohuri ose pa njohuri të mjaftueshme, ku i vihen nënta dhe dhjeta gjithkujt, pavarësisht se sa ka mësuar. Kjo gjë nuk është e shëndoshë për një shoqëri. Kjo i dëmton vetë studentët. Marrin diplomë pa njohuri dhe më tej nuk mund të prosperojnë kudo që të shkojnë të punojnë. Ndoshta përshtypja e parë se kanë diplomë do t'ju ndihmojë, por menjëherë më pas do të hasin në pengesa", deklaroi kryeministri Gruevski pas promovimit të titujve shkencor të rinj.

Qeveria, theksoi ai, ndjen përgjegjësi që të ndryshojë kjo gjendje.

"Nuk mund të lejojmë para syve të na kalojë diçka që të gjithë e dinë. Sekret publik është se në Maqedoni një pjesë e konsiderueshme e universiteteve apo disa fakultete të caktuara e bëjnë një gjë të tillë, veçanërisht ato private. Jo të gjithë, por te një pjesë e tyre mbizotëron deviza: nëse paguan, nuk guxon të biesh nga provimi dhe se duhet pasur notë të lartë. Studentët akoma janë të rinj dhe një gjë të tillë ndoshta tani e shohin si të mirë - pa kaluar kohë në mësim të marrin nota të larta dhe diploma, por kur do të hyjnë në jetën reale, kur duhet të fitojnë dhe ta sigurojnë familjen, atëherë do ta kuptojnë se çfarë dëmi u kanë bërë ata të cilët në mënyrë të tillë ua kanë dhënë notat", tha Gruevski.

Për këto shkaqe, shtoi, Qeveria duhet të reagojë si edhe Parlamenti ashtu edhe mbarë shoqëria.

"Më vjen keq që opozita nuk ndalet në anën tonë për cilësi në arsim dhe për mundësimin e situatës në të cilën ku secili që do ta japë provimin do të ketë njohuri të cilat do t'i duhen tërë jetës, do të jetojë me këto njohuri dhe me njohuritë do ta ushqejë familjen dhe jo të jetë në margjinat e shoqërisë, të jetojë në varfëri pasi që nuk ka njohuri. Këto janë vlera të cilat duhet t'i mbrojmë. Nuk na duhet kontroll, na duhen njohuri", theksoi kryeministri Gruevski dhe shtoi se nga debatet e para të cilat i ka pasur me ministrin e Arsimit, nga studentët e ka mbështetjen për këtë risi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail