Gruevski: Jemi të fokusuar edhe në ndërtimin dhe rikonstruimin e rugëve rajonale dhe magjistrale

Shkup, 21 tetor 2014 (MIA) - Qeveria përveç se është e fokusuar në ndërtimin e autostradave, nuk e lë pas dore as ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve rajonale dhe magjistrale, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski, duke e komentuar nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes me Bankën Botërore prej 52 milionë eurove.

Bëhet fjalë, siç tha, për dhjetë rrugë në gjatësi prej rreth 150 kilometrave, ndërsa do të mundësohen mjete për ndërtimin apo rinovimin e tyre, gjegjësisht rikonstruimin apo rikonstruimin me zgjerim.

"Pjesë e tyre janë rruga Dellçevë - Koçan, Mavrovë - Dibër, Gostivar-Tetovë, Delleçevë-Gollak dhe të tjera, gjithsej 10 rrugë. Kjo tregon se Qeveria përveç se është e fokusuar në ndërtimin e autostradave, nuk e lë anash edhe pjesën e rajoneve duke ndërtuar apo rikonstrruar rrugë në të gjitha rajonet e ndryshme të Maqedonisë", deklaroi Gruevski, i cili sot mori pjesë në promovimin e librave të projektet "Përkthimi i 1.000 librave shkencorë dhe profesional".

Edhe rrugët rajonale dhe magjistrale, theksoi ai, gjithashtu shfrytëzohen shumë nga qytetarët dhe jo vetëm autostradat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail