Projekte të promovuara për aksion rural rajonal dhe biznese në mjediset multietnike

Kumanovë, 21 tetor 2014 (MIA) - Formimi i platformës për aksion rural rajonal dhe vendosje të bizneseve  në mjedise multietnike janë dy projekte të cilat sot ishin promovuar në Kumanovë.

Platforma për aksion rural rajonal në rajonin verilindor është model i rrjetëzimit të subjekteve nga rajoni  i cili ka për qëllim zhvillim më të fuqishëm  të mjediseve rurale. Ky projekt mori përkrahje nga UNDP-ja. Projekti i dytë, i cili sot ishte promovuar ka të bëjë me vendosjen e bizneseve në mjedis multietnik, ndërsa është përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe.

Të dy projektet morën përkrahje nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Ministri resor Lirim Shabani pret që Platforma të tregojë funksionalitet sepse në rajonin verilindor përqindje më të madhe nga vendet e populluara janë ato rurale. Projekti i dytë nxit  hapje të bizneseve në mjedis multietnik.

"Në disa rajone do të kemi qendra të biznesit, ndërsa në disa rajone rrjet inkluziv për zhvillim. Sot e promovojmë  rrjetin inkluziv  për zhvillim të rajonit planor verilindor. Qëllimi kryesor i kësaj zyre do të jetë rrjetëzimi i të gjitha subjekteve, komunave, organizatave joqeveritare, të sigurojmë vend ku do të mblidhen të gjitha informatat  për investitorët potencialë jashtë vendit. Nëse deri tani një komunë ka pasur njohuri  për thirrje publike ose grante përmes kësaj zyre sigurojmë  këmbim të këtyre informatave në një vend", tha ministri Shabani.

Theksoi se zyra do të funksionojë veçanërisht,  si dorë e vazhduar  e Qendrës për zhvillim të rajonit planor verilindor.

Kryetarët e komunave nga rajoni planor verilindor sot nënshkruan marrëveshje për formim të platformës  për aksion rural rajonal mes Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale,  programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor verilindor.

"Projekti i UNDP-së bazohet në praktikën e vendeve të BE-së ku kemi model, në të cilin bashkohen palët e prekura  në ndërtimin e praktikës së përbashkët në drejtim të zhvillimit. Projekti bazohet në impuls demokratik involvohen palët e prekura, sektori privat qytetar, bujqit dhe përfaqësuesit zyrtar të  pushtetit lokal dhe qendror. Rezultati kyç është të ketë planifikim më të mirë  dhe gatishmëria më e madhe të vjen deri te mjetet e arritshme dhe fondet, para se gjithash fondet e IPA", theksoi Luiza Viton nga UNDP.

"Qëllimi i projektit është të mundësohet përkrahje për bizneset në mjediset multietnike në Maqedoni, ndërsa veçanërisht të drejtuara drejt përkrahjes së grave dhe të rinjve me qëllim që t'ju mundësohet  këtyre grupeve të prekura  të përfshihen më shumë  në tregun e punës", theksoi ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail