Kuvendi i solli përfundimet e Raportit të KE-së

Shkup, 22 tetor 2014 (MIA) - Deputetët sot pasdite  në suaza të seancës së 18-të e përfunduan debatin për Raportin e KE-së për përparim të vendit. Shumica parlamentare i pranoi përfundimet e raportit të KE-së për përparimin e RM-së për vitin 2014. Kundër janë shprehur deputetët e PDSH-së.

Gjatë vazhdimit të debatit Rexhail Ismaili nga BDI-ja theksoi se raporti është pozitiv dhe e përshkruan  gjendjen në të cilën gjendemi. Ai u fokusua në vërejtjet në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, ku një nga vërejtjet është, nevoja e zhvillimit të mëtejshëm në pjesën e bashkimit të parcelave bujqësore në kooperativa. I inkurajoi bujqit  të informohen  dhe të aplikojnë për shfrytëzim më të tërësishëm të mjeteve IPARD-2 vlera e të cilave është  106 milionë euro. Ai ka sugjeruar  nevojë për tejkalimin e barrierave në raport të kritereve për marrjen e këtyre mjeteve.

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE-ja  e përshëndeti rekomandimin e KE-së për fillim të negociatave me BE-në, si mirënjohje  për strukturat politike  por edhe për qytetarët  dhe e përshëndeti  procedurën e saj parimore që për të gjashtën herë ta bëjë atë edhe pse Këshilli Evropian pesë herë me rradhë nuk cakton datë. Nikolloski njëherit i bëri thirrje LSDM-së edhe njëherë të kthehet në Parlament, sepse ashtu siç tha, duke mbetur jashtë asaj partie seriozisht rrezikon  të margjinalizohet  që veçmë edhe ndodh, ndërsa pa sukses ka qenë  edhe taktika e tyre e bojkotit qëllimi i të cilëve ka qenë humbja e rekomandimit.

Sipas tij problemi i RM-së quhet Greqi sepse e bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike dhe përmendi deklaratën  e ministrit rus të Punëve të Jashtme  Sergej Lavrov për rajonin.

"E qartë dhe precize është deklarata e ministrit të Federatës Ruse se anëtarësimi i Maqedonisë, Malit të Zi dhe BeH-së në NATO  do të paraqesë provokim  për FR-në diçka që nuk ishte rast  në vitin 2008.... Në të njëjtën kohë çka bën KE-ja dhe BE-ja për fat të keq një asgjë të madhe.  Ato mund të japin arsyetim se problemi është emri,  por problemi është ajo që vendi i tyre anëtar e krijon këtë problem. Për këtë pres aktivitet më të madh më të fuqishëm dhe direkt të politikanëve të shquar evropianë nga vendet më të fuqishme evropiane për shtypje të fuqishme ndaj Greqisë që kjo situatë të tejkalohet.  Nëse mbetet kjo gjendje zgjidhje të tillë nuk do të ketë edhe Maqedonia do të vazhdojë të fundoset, ndërsa në kushte të tilla, e dini - në politikë dhe në fe hapësirë të lirë nuk ka. Do të krijohet  hapësirë e lirë në lëvizjen politike të RM-së ku ndoshta  pranë këtyre katër partive politike  që mundohen për integrime evropiane, do të paraqitet ndonjë e pestë ose e gjashtë të cilat do të propozojnë koncepte të tjera dhe të cilat ndoshta do të futin trazira dhe përçarje mes qytetarëve të Maqedonisë. Supozoj se ky nuk është skenar  që e dëshirojnë as NATO-ja e as BE-ja dhe aq më pak ne. Për këtë,  që të besojmë në proces duhet BE-ja të tregojë  se edhe vetë beson në këtë proces. Vallë në kushte kur Greqia hapur e bllokon RM-në dhe nuk dëshiron të bisedojë për emrin, nuk është ndoshta Greqia lojtari  më i mirë rus në Ballkan dhe shteti më i mirë përmes të cilit Federata Ruse mundohet t'i realizojë interesat e saj në këtë pjesë të Evropës", tha Nikollovski.

Pas votimit të konkluzioneve kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski deputetëve dhe të gjithë qytetarëve ua uroi festën e 23 Tetorit - Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail