Një deputet i Demokracisë së Re kërkon përgjigje nga Venizelosi për emrin

Athinë, 22 tetor 2014 (MIA) - Deputeti i partisë greke në pushtet Demokracia e Re, Nikitas Kaklamanis kërkon informata nga ministri i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos në lidhje me ngjarjet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.

Duke iu referuar raporteve të fundit në disa mediume në Greqi dhe Maqedoni, të cilat lajmëruan se ndërmjetësuesi Metju Nimic ka propozim të ri për emrin, Kaklamanis me letër pyet nëse Venizelos din për shkrimet, nëse tash shpejtë ka komunikuar me Nimicin për zgjidhjen e emrit dhe çfarë hapa do të ndërmarrë Qeveria greke në lidhje me shkrimet në mediat e Maqedonisë.

Ashtu siç njoftoi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, dukshëm, deri te deputetët e partisë qeveritare greke ende nuk ka arritur deklarata e zëdhënësit të Nimicit për mediat e Maqedonisë se ndërmjetësuesi nuk ka propozim të ri.

Për dallim nga partitë tjera më të vogla politike, si për shembull Grekët e Pavarur, të cilët çështjet e emrit i dërgojnë në adresë të kryeministrit, Demokracia e Re përgjegjësinë për këtë çështje ia hodhi Venizelosit dhe nga ai e kërkon qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Samarasit.

Në prapravijën e çështjeve të tilla, mes tjerash, gjendet edhe brenga për shkak të deklaratave çdoherë e më të shpeshta të diplomatëve evropian se Maqedonia duhet t'i fillojë negociatat inkuadruese me Unionin, ndërsa emri të zgjidhet paralelisht.

Mediat greke edhe paraprakisht lajmëruan se disa partnerë të Greqisë në Bashkimin Evropian, mes të cilave edhe Belgjika, e shqyrtojnë mundësinë që Maqedonia të fillojë negociata me BE-në, ndërsa paralelisht të zgjidhet edhe emri në suazat e KB-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail