Komuna e Gostivarit realizon mbi 40 projekte me fonde ndërkombëtare me vlerë rreth 9.5 milion euro

Gostivar, 22 tetor 2014 (MIA) - Komuna e Gostivarit ka fituar projektin e parë nga fondet IPA për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni – Kosovë, me vlerë 276.000 mijë euro. Bëhet fjalë për projekt të përbashkët të Komunës së Gostivarit dhe Komunës së Dragashit të Republikës së Kosovës me vlerë të përgjithshme mbi 560 mijë euro.

Ky është projekti i dytë i financuar nga fondet IPA për bashkëpunim ndërkufitar, gjegjësisht komuna e Gostivarit e nënshkroi nga mesi i këtij viti projektin me Bashkinë e Korçës të Shqipërisë.

“Komuna e Gostivarit nga projekti me Komunën e Dragashit, do ta ndërtoje shtegun për këmbësor përreth Lumit Vardar, që do filloje nga Parku i qytetit dhe do përfundoje te burimi i Lumit Vardar në fshatin Vërtok. Ky shteg do jetë në një distancë afër 10 kilometra, me ndriçim publik, tabela informuese, qendra për informim dhe të gjitha elementet për ta shndërruar në një vend turistike për të gjithë qytetarët, turistët e rajonit dhe turistët që do vijnë nga vendet e huaja”, thotë kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Me mbështetje financiare të Programit GIZ RED u përgatit Para Studimi i fizibilitetit për zhvillimin e Ekoturizmit nëpërmjet vendosjes së shtegut eko-rekreativ: Gostivar – Vërtok, dokumentacionin teknik, projektin kryesor, revidimin e projektit, elaboratin gjeodezik si dhe elaboratin për mbrojtjen e ambientit.

Vlen të theksohet se Komuna e Gostivarit nga marrja e menaxhimit të komunës nga ana e kryetarit Nevzat Bejta ka realizuar 18 projekte me fonde ndërkombëtare me vlerë 2 milion e 777 mijë euro dhe 164 mijë dollarë amerikan. Projektet kryesisht janë realizuar me mjete të fituara nga Banka Botërore, EBRD, KFW, ambasadat e huaja, USAID, UNDP, UNICEF, GIZ, TIKA dhe organizata tjera.

Në realizim e sipër janë 10 projekte me vlerë 584 mijë euro, 2 milion e 574 mijë franga zvicerane dhe 30 mijë dollarë. Projektet financohen nga fondet IPA për bashkëpunim ndërkufitar, Qeveria e Zvicrës, USAID, UNDP, dhe institucione tjera.

Në procedurë të financimit janë 12 projekte të Komunës së Gostivarit me vlerë 3 milion e 389 mijë euro. Projektet pritet të financohen nga Komisioni Evropian, Banka Evropiane për Zhvillim, Banka Botërore, Agjencioni Slloven për zhvillim si dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Komuna e Gostivarit në përgjithësi nga fondet ndërkombëtare ka siguruar mjete për 40 projekte, me vlerë 7 milion e 251 mijë euro, 194 mijë dollarë dhe 2 milion e 574 mijë franga zvicerane. Me këto mjete kryesisht do bëhet financimi i projekteve që do përmirësojnë infrastrukturën dhe kualitetin e jetesës së banorëve të Komunës së Gostivarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail