Me mjetet e BE-së do të përparohet dialogu social në Maqedoni

Shkup, 22 tetor 2014 (MIA) - Përforcimi i dialogut social trepalësh në nivel lokal dhe kombëtar, inkurajimi i marrëveshjes kolektive dhe vendosja e insfrastrukturave të sektorëve për marrëveshje kolektive, vendosja të mekanizmit operativ për mundësimin e zgjidhjes partnere të kontesteve të punës ka për qëlim "Përparimi i dialogut social" i financuar nga mjetet e Bashkimit Evropian, që do të zbatohet në dy vitet e ardhshme në Maqedoni.

"Partneriteti social është element kyç në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe aktor i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në shtetin tonë. Dialogu social, si mjet kyç dhe i nevojshëm në krijimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të partnerëve socialë, është sfidë dhe qëllim i madh, por edhe përgjigje e gjendjes së ndërlikuar dhe dinamike ekonomike dhe sociale. Përcaktimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i treguar përmes dokumenteve dhe aktiviteteve të shumta strategjike, është orientuar pikërisht drejt rritjes ekonomike të vendit, përmes tërheqjes së investimeve të reja dhe krijimit të vendeve të reja dinjitoze të punës, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe përpaprimit të shoqërisë", tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, i cili mbajti fjalim në promovimin e projektit.

Ai shtoi se edhe për investitorët dhe përfaqësuesit e sektorit privat me rëndësi të veçantë është treguesi se në vend ekziston dialog konstruktiv dhe atmosferë e besimit të përbashkët midis Qeverisë, sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve.

Ministri potencoi se edhe deri tani është arritur përparim i madh në avancimin e dialogut social në Maqedoni, duke shfaqur me këtë rast bindje se ky projekt në mëynrë shtesë do t'i përforcojë kapacitetet e Këshillit ekonomik social në nivel kombëtar, kapacitetet për marrëveshje kolektive në mënyrë të degës dhe në nivel të punëdhënësit, si dhe vendosje e mekanizmit operativ për zgjidhje të qetë të kontesteve të punës.

Ai informoi se në periudhën e kaluar, në Republikën e Maqedonisë ka dialog social të suksesshëm dhe intensiv, bazë e të cilit për vendosje, siç tha, janë disa Konventat e Organizatës ndërkombëtare të punës, por edhe të legjislacionit vendor në pjesën e marrëdhënieve të punës.

"Me themelimin e Këshillit socio-ekonomik iu mundësua pjesë konstruktive të gjithë faktorëve shoqëror në pjesën e progresit shtetëror dhe proceset reformuese. Ky akt e shënoi kapitullin e ri në dialogun social midis Qeverisë dhe partnerëve social, i cili shërben si forum për konsultime tripalëshe në pjesën e çështjeve ekonomike, sociale dhe të punës", tha Spasov.

Në nivelin dypalësh, tha sindikatat reprezantuese dhe punëdhënësit firmosin marrëveshje kolektive në nivel të degëve, ndërsa në nivel lokal dialogu social zhvillohet përmes këshillave sociale e ekonomike lokale për të cilat janë kompetente komunat, sindikatat dhe punëdhënësit në këto komuna.

Sipas tij, e gjithë kjo mundësi që partnerët social në mënyrë aktive të kyçen në të gjitha grupet e punës në krijimin e legjislacionit nga sfera ekonomike dhe sociale.

Euroambasadori Aivo Orav potencoi se dialogu social është me rëndësi të jashtëzakonshme për çdo shtet. Përgjegjësia për zgjidhjen e çështjeve të cilat ai i përfshin, tha, nuk qëndron vetëm tek Qeveria por edhe tek të gjithë faktorët komunal.

"Dialogu social duhet të veprojë si urë ndërmjet njerëzve dhe institucioneve dhe t'i udhëheqë ligjdhënësit drejt vendimmarrjes adekuate", tha ai.

Antonio Graciosi, drejtor i Organizatës ndërkombëtare të punës për Evropë Qendrore dhe Lindore (ILO), konsideron se çështjet të cilat i zgjidhë dialogu social nuk janë të lehta, të thjeshta...

Kjo, tha, janë çështje të ndjeshme dhe krijimi i një procesi efikas të dialogut social nuk është të gjendet zgjidhje, por të mundësohet një mjedis i arritur me kompromis të të gjitha palëve të prëfshira.

Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski është i kënaqur nga përparimi i dialogut social në vend deri më tani, por shpreson se të gjithë partnerët e kyçur social do ta shfrytëzojnë projektin për pasurimin plotësues të kapacitteve.

"Shpresoj se plotësisht do të sigurojmë institucionalizim të dialogut social në nivel lokal, plotësisht do të sigurohen kapacittet për pasurimin e procesit të arritjes së marrëveshjes kolektive posaçërisht në vetë ndërmarrjet, por edhe të realizohen të drejtat e organizimit sindikalist në ndërmarrjet e paorganizuara", tha Mitrevski.

Projekti është i financuar me mjete nga komponnti i katërt i IPA-s në vlerë prej 1,3 milionë eurove.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail