Ministri Izairi u takua me ambasadorin slloven Rakovec

Shkup, 22 tetor 2014 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi sot realizoi takim me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni, Branko Rakovec.

Qëllimi i takimit ishte informimi i ndërsjellë dhe koordinimi për aktivitetet e përbashkëta të dy shteteve në ekolologji.

Bashkëbiseduesit shprehën interes të përbashkët për bashkëpunim gjatë realizimit të punëve të kryera të projektit "Projektim dhe ndërtim i stacionit filtrues në Vollkovë, komuna Gjorçe Petrov" për shkak të së cilës në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga kompania RIKO, në rolin e firmës ekzekutuese.

Pas mbledhjes, ministri Izairi, ambasadori Rakovec dhe përfaqësuesit e RIKO realizuan një vizitë terreni të punëve të kryera të stacionit filtrues në Vollkovë që të vërtetojnë gjendjen faktike të realizimit të projektit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail