Ivanov e priti delegacionin e Bordit të drejtorëve të BERZH

Shkup, 22 tetor 2014 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti delegacionin e Bordit të drejtorëve të Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

Në takim, ashtu siç kumtoi Kabineti i presidentit Ivanov, është biseduar për bashkëpunimin mes Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Evropiane  për rindërtim dhe zhvillim, e cila daton nga viti 1993 dje vlerësohet jashtëzakonisht e suksesshme.

"Presidenti Ivanov shprehu falënderim për rolin dhe angazhimin e BERZH-it  si një nga përkrahësit më të mëdhenj  të zhvillimit të Republikës së Maqedonisë, përmes realizimit të më shumë projekteve, ndërsa si veçanërisht të vlefshme  i theksoi projektet nga fusha e infrastrukturës rrugore, transportit dhe energjetikës", thuhet në kumtesën e sotme.

Bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime dhe informata për gjendjet në rajonin më të gjërë. Në këtë kontekst delegacioni i BERZH-it shprehu falënderim dhe e ka theksuar rolin e Republikës së Maqedonisë dhe angazhimin e presidentit Ivanov në planin rajonal  dhe i kanë përshëndetur përpjekjet  për konkretizim të projekteve të cilat do të mundësojnë lidhje infrastrukturore të të gjithë rajonit të Evropës juglindore.

Në takim delegacioni i BERZH e ka riafirmuar gatishmërinë e përkrahjes së mëtutjeshme të zhvillimit të Republikës së Maqedonisë në pajtim me nevojat tona. Veçanërisht kujdes është vendosur  në projektet e mëdha infrastrukturore, siç janë Korridoret 8 dhe 10, si dhe projektet energjetike.

Bashkëbiseduesit kanë përfunduar se bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim ka baza të thellohet dhe intensifikohet  në periudhën  e ardhshme,  në drejtim të përforcimit të zhvillimit ekonomik të shtetit.

Në interesimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve nga BERZH, presidenti Ivanov i ka informuar  për gjendjet ekonomike aktuale në Republikën e Maqedonisë, për bashkëpunimin rajonal  si dhe për qëllimet strategjike të vendit, përkatësisht për aktualitetet në planin e integrimeve euroatlantike.

Në këtë kontekst, presidenti i Maqedonisë i ka njoftuar  bashkëbiseduesit me procesin e tejkalimit të dallimeve rreth emrit me fqinjin tonë jugor, që, ashtu siç ka theksuar, paraqet pengesë të vetme për vazhdim të proceseve integruese, duke theksuar se bllokadat  nuk na inkuarajojnë  vetëm t'i vazhdojmë reformat, t'i arrijmë vlerat dhe kriteret evropiane dhe të arrijmë rezultate ekonomike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail