Maqedonia do të marrë pjesë në Bursën e 17-të për turizëm arkeologjik

Shkup, 24 tetor 2014 (MIA) - Republika e Maqedonisë për herë të parë do të marrë pjesë në Bursën e 17-të për turizëm arkeologjik në Itali, e cila nga 30 tetori deri më 2 nëntor do të mbahet në qytetin Salerno.

"Bëhet fjalë për ngjarje internacionale në të cilën Italia dhe vende të tjera, mysafire nga mbarë bota, përmes aktiviteteve të ndryshme i prezantojnë pasuritë e tyre kulturore, duke shkëmbyer përvoja dhe duke i prezantuar burimet më të njohura arkeologjike, monumente sakrale, pasuri natyrore. Këtë vit do të marrin pjesë mbi 20 vende nga mbarë bota, mes të cilave Argjentina, Malta, Portugalia, Sllovenia, Kroacia, Venezuela, Rumania, Azerbajxhani..., kumtoi Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, e cila e organizon prezantimin e Maqedonisë në Itali në bashkëpunim me muzetë dhe entet nacionale dhe lokale, kumtoi Agjencia për mbështetje dhe promovim të turizmit dhe institucioneve tjera.

Në Bursën për turizëm arkeologjik në Itali, Drejtoria do të prezantojë libra, broshura, video xhirime dhe material tjetër promovues për lokalitete arkeologjike të Maqedonisë, kisha, qytete, pasuri natyrore, or edhe ushqim tradicional dhe verëra të Maqedonisë. Mes video-xhirimeve do të jenë edhe Macedonia Timless dhe Wonderful Macedonia.

Bursa për turizëm arkeologjik në Salerno ka filluar të realizohet nga viti 1997. Çdo vit ka disa mijëra vizitorë nga mbarë bota, qindra gazetarë, si dhe raportues dhe përfaqësues të UNESKO-s, ICCROM dhe organizata tjera. Manifestimi është kompleks dhe i llojllojshëm dhe përfshin shumë ngjarje: promovim i trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ligjërata, konferencë, diskutime, shitje të ofertave turistike...



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail