Ministri Izairi në inspektim të ndërtimit të ujësjellësit rajonal në Zajaz

Kërçovë, 24 tetor 2014 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi së bashku me krytearin e komunës së Kërçovës Fatmir Dehari sot ishin në inspektim të ndërtimit të ujësjellësit rajonal në Zajaz.

Me këtë ujësjellës rajonal, theksoi ministri Izairi, me ujë të pijshëm do të furnizohen disa fshatra nga ky rajon, ndërsa është paraparë deri në fund të këtij viti të përfundohen rrth 50 për qind nga projekti, ndërsa pjesa tjetër do të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm.

"Punët do të zhvillohen siç u parapa dhe shpresoj se e tërë kjo do të përfundojë në afatin e paraparë. Me këtë projekt dëshirojmë të dëshmojmë se do të vazhdojmë të investojmë si qeveri gjithkund ku ka nevojë dhe gjithsesi edhe në ato vende  ku jetojnë shqiptarët" theksoi Izairi.

Kryetari i komunës së Kërçovës theksoi se ndërtohet në interes të qytetarëve atje ku nevojitet më së shumti. Ky projekt, informon mes të tjerash, është në vlerë prej rreth një milionë eurosh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail