Kryetari Bejta priti ambasadorin e Turqisë, Sholendil dhe ministrin, Furkan Çako

Gostivar, 24 tetor 2014 (MIA) - Kryetari i Komunë së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Omyr Sholendil dhe ministrin pa dikaster të Republikës së Maqedonisë, Furkan Çako.

Bejta, siç theksohet në kumtesën e Komunës së Gostivarit, me ambasadorin Sholendil dhe me ministrin Çako për bashkëpunim e deritashëm dhe projektet e realizuara nga ana e shtetit turk dhe për mundësitë për investime edhe në të ardhmen.

"Ju falënderova ambasadorit për të gjitha punët që deri sot janë kryer në Komunën e Gostivarit me mbështetje të qeverisë dhe popullit nga Republika e Turqisë, dhe veçanërisht organizata “Tika”, për mbështetjen e dhënë. Biseduam me ambasadorin për realizimin e disa projekteve tjera që qeveria turke, populli turk, presidenti turk dëshirojë të ndihmojnë në dobi të gjithë qytetarëve. Sot bashkë me ambasadorin është edhe ministri nga Gostivari, Furkan Çako, me të cilin kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Bashkë do të bëjmë një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, dhe në të ardhmen besojmë se bashkë me ministrin do të realizojmë projekte që do të shkojnë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit. E falënderoi ambasadorin i cili pas emërimit vizitën e parë e ka bërë në Komunën e Gostivarit", tha Bejta.

“Ndjehem shumë mirë që ndodhem në qytetin e bukur të Gostivarit, në qytetin e një shteti mik dhe vëllazërorë siç është Maqedonia. Dëshiroj ta shpreh kënaqësinë time për mikpritjen e ngrohtë në qytetin e bukur të Gostivarit. Nga ardhja në Republikën e Maqedonisë, ndjeva një afërsi dhe ngrohtësi  mes drejtuesve të institucioneve. Jemi vendosur që si Republikë e Turqisë ti forcojmë marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë, në të gjitha sferat dhe me theks të veçantë sferën e investimeve. Ne jemi të vendosur që ta japim kontributin tonë. Me përkrahej të kryetarit të nderuar dhe ministrit qeveritar, jemi të përgatitur dhe kemi besim që këto përpjekje për investime në këtë qytet të bukur, do të realizohen në kohë të shkurtër. Shfrytëzojë rastin që kryetarit të nderuar të Komunës së Gostivarit, ministrit dhe qytetarëve të Gostivarit dhe Maqedonisë, t'u shpreh falënderimin tim, dashurinë dhe respektin”, deklaroi ambasadori i Turqisë, Sholendil.

Ndërkaq ministri, Çako vlerësoi lartë bashkëpunim që ka me komunën e Gostivarit dhe sidomos me kryetarin Bejta nga zgjedhja e tij në postin ministror.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail