Todorov: Mjekë nga Maqedonia do të trajnohen në Spitalin universitar në Vjenë

Shkup, 24 tetor 2014 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe Markus Myler, prodekan nga Universiteti i mjekësisë në Vjenë, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, i cili duhet të mundësojë mjekë të Maqedonisë të trajnohen në Vjenë, por edhe mjekë të atjeshëm të vijnë në Maqedoni dhe të trajnojnë mjekë në spitalet tona.

Pritet që mjekët e parë nga Maqedonia të shkojnë në trajnim në Austri në fillim të vitit të ardhshëm.

"Qendra mjekësore universitare AKH Vjenë është një nga më spitalet më prestigjioze universitare në Evropë. Me këtë memorandum mundësojmë dërgim të mjekëve tanë në edukim këtu në këtë qendër prestigjoze mjekësore, por gjithashtu jepet mundësi që mjekë nga kjo qendër mjekësore të vijnë në Republikën e Maqedonisë dhe të kryejnë trajnim për mjekë tanë", deklaroi ministri Todorov pas takimit.

Prof.dr. Markus Myler theksoi se për të paraqet kënaqësi që e ka pritur ministrin Todorov dhe ekipin e tij.

"Sapo nënshkruam Memorandum për bashkëpunim për shkëmbim të personelit mjekësor dhe shpresoj në ide të frytshme", theksoi Myleri pas nënshkrimit të Mermorandumit.

Ministri Todorov sot në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, u takua me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore, Jukija Amano.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail