Jolevski: Në këtë moment SHBA-ja nuk është e gatshme që me kërkesat e sajë të hyjë në zgjidhjen për çështjen e emrit

Shkup, 27 tetor 2014 (MIA) - Deklarata për partneritet strategjik e nënshkruar me SHBA-në në muajin maj të vitit 2008, e pasuruar me bashkëpunim bilateral midis Parlamentit të Maqedonisë dhe Kongresit amerikan dhe angazhimi dhe investimet konkrete të huaja si rezultat i bashkëpunimit midis dy shteteve, kanë peshë të madhe politike nga viti 2007 deri në vitin 2014, periudhë kjo, kur detyrën e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë në SHBA e kreu Zoran Jolevski, vlerësoi nënkryetari i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit kuvendor për politikë të jashtme Antonio Milloshoski.

"Republika e Maqedonisë fuqishëm mbijeton në përcaktimin e saj me SHBA-në që të ndërtojë aleancë sa më të afërt të mundshme, të bazuar në Deklaratën për partneritet strategjik, me qëllim që ky bashkëpunim i pasur bilateral të përparohet në mënyrë shtesë dhe të rezultojë me pritje të rezultatit të merituar dhe kjo është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO", theksoi Milloshoski në seancën e sotme të Komisionit, në të cilin raport për punën e bërë dha ish-ambasadori i Maqedonisë në SHBA dhe negociues për emrin, ndërsa tani ministër i Mbrojtjes Zoran Jolevski..

Milloshoski potencoi se Jolevski ka bërë tentimin e parë më serioz për përafrimin dhe gjetjen e bazës së përbashkët për bashkëpunim më të afërt midis diasporës maqedonase dhe shqiptare nga Maqedonia në SHBA, sepse dy bashkësitë janë edhe të mëdha dhe me ndikim dhe me shkallë të ndryshme të organizimit dhe mund të kontribuojnë për përparim të vendit.

Duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve, anëtarët e Komisionit për atë nëse SHBA-ja bën mjaft ose mund të bëjë më shumë për zgjidhjen e kontestit të imponuar për emrin nga ana e Greqisë, a ka mundësi më intensifikisht të përfshihen dhe të bëhet presion më i balancuar ndaj dy palëve, Jolevski mes tjerash potencoi se në pikëpamje të Maqedonisë dhe të rajonit qëndrimi është se Evropa nuk do të bashkohet në tërësi deri sa Ballkani Perëndimor nuk bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s.

"Deri më tani SHBA-ja ka treguar publikisht se e ka mbështetur procesin nën mbështetje të KB-së dhe angazhohen që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme. Në këtë moment nuk shoh se ata janë të gatshëm për të hyrë në këtë proces dhe me disa qëndrime ose kërkesa të tyre të imponojnë zgjidhje të tillë. Ndjenja ime është se tani për tani pozitë e tillë nuk ekziston, megjithatë kuptohet presioni, sipas meje, kryhet njëlloj edhe me Maqedoninë dhe Greqinë", tha Jolevski.

Për pyetjen për regjimin pa viza, ai sqaroi se Ambasada ka pasur një numër të madh takimesh, por për t'u marrë kjo është e nevojshme të plotësohen dy lloje të kushteve. Fillimisht numri i personave të refuzuar të cilët kanë kërkuar vizë për në SHBA në Shkup dhe numrit të personave pasi kanë ardhur në SHBA kanë qëndruar më shumë nga koha e lejuar.

"Në këtë moment shkalla që është përshkruar në Kongres është 3 për qind. Të dhënat e fundit që i kam është se për Maqedoninë është nën 17 për qind kërkesa të refuzuara në Ambasadën në Shkup, duket të merret parasysh se në vitin 2007 Kongresi solli vendim afatshkurtër në periudhë prej dy viteve që ato vende të cilat kanë nën 10 për qind të kërkesa të refuzuara, mund të përfshihen në këtë program".

Sipas Jolevskit, në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, tregtia larg qëndron pas potencialeve dhe mundësive të të dy ekonomive. Ai konsideron se gjendja e tillë është rezultat i asaj që tregu në Maqedoni për kompanitë e mëdha amerikane, siç nënvizoi, është shumë i vogël për të investuar, ndërsa tregu amerikan është shumë i hapur dhe njëkohësisht shumë konkurrues. Jolevski theksoi se kompanitë e Maqedonisë në tregun amerikan duhet në mënyrë strategjike të marrin pjesë si klasterë.

Në raport, Jolevski në mënyrë faktografike e përmendi numrin e madh të vizitave të delegacioneve të larta shtetërore deri te Republika e Maqedonisë, midis të cilëve edhe vizitat e presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Nikolla Gruevski. U përqendrua edhe në memorandumet e nënshkruara për bashkëpunim në arsim, shëndetësi dhe para së gjithash në MM dhe në ARM me Gardën kombëtarer të Vermontit, SHBA.

E përmendi edhe Grupin për miqësi, në kuadër të të cilit 54 kongresistë dhe senatorë dërguan letër deri te presidenti amerikan Barak Obama në të cilën kërkojnë që Maqedonia me merita të pranohet si anëtare e plotë në Aleancë.

Ish-ambasadori në SHBA, Jolevski informoi se në këtë periudhë në Uashington, seriozisht është përforcuar diaspora, ka organizuar 35 forume të biznesit, ka vizituar 1.000 kompani, ndërsa ka organizuar një seri manifestimesh kulturore, takime dhe pritje për prezantim të Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail