Identifikohen eshtrat e Isa Boletinit

Prishtinë, 30 tetor 2014 (MIA) - Heroi mbarëkombëtar, Isa Boletini më në fund do të prehet i qetë në vendin e tij të lindjes. 

Pas tre vitesh ekzaminimesh, që u nisën nga institucionet vendore, vërtetësia e eshtrave të Isa Boletinit përfundimisht u konfirmua në Strasburg. Këtë e thonë edhe dokumentet të cilat siguroi Klan Kosova. 

Kjo, pasardhësve të heroit nga Boletini i Mitrovicës, u solli gëzim të madh. “Boletinët janë të shpërndarë anembanë, e me 28 nëntor do të bëhen bashkë përsëri”, thotë Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit 

Kthimi i Boletinit në vendin e tij lindjes, është lajm edhe më i lumtur për imamin nga Mitrovica, që i solli dhe ruajti eshtrat e tij dhe gjashtë personave të tjerë që nga viti 1998. 

Ai i varrosi ato në mënyrë sekrete. “Pesë vjet më vonë ishim gati t'i varrosnim me ceremoni, por tani Isa do ngjallet përsëri kur të kthehet në kullën ku ka lindur...”, thotë Osman Hasani, imami nga Mitrovica 

Për organizimin dinjitoz të varrimit të heroit, do të kujdeset kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Bahtiri kohë më parë ishte takuar me qeveritarët nga Shqipëria për të planifikuar këtë ceremoni. 

“Bisedimet kanë qene për tu nisur nga Vlora, më pas në Prizren, deri te stadiumi olimpik i Mitrovicës”, thotë ai. Për organizimin e varrosjes së eshtrave të Isa Boletinit, Bahtiri dhe pasardhësit e heroit, të enjten do të takohen me ministrin në detyrë të Kulturës, Memli Krasniqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail