Ndahen vendime për 130 përkthyes gjyqësorë

Shkup, 30 tetor 2014 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari sot u ndau vendime 130 kandidatëve, të cilët e kanë dhënë provimin për përkthyes të përhershëm gjyqësorë.

"Nga shtatori i vitit 2008 deri më tani me sukses janë zbatuar 14 sesione. Provimin e kanë dhënë 1.580 përkthyes gjyqësorë për 24 gjuhë të huaja dhe gjuhë të komuniteteve, të cilët nuk janë shumicë në Maqedoni edhe atë për gjuhën shqipe, angleze, arabe, boshnjake, bullgare, gjermane, greke, italiane, kineze, polake, portugale, ruse, rumune, sllovene, serbe, turke, ukrainase, franceze, holandeze, kroate, malazeze, çeke, suedeze dhe spanjolle", tha Jashari.

Këta përkthyes gjyqësorë, siç shtoi, janë sistemuar në 27 gjykata themelore në Republikë.

"Në këtë mënyrë edhe Republika e Maqedonisë e përmirëson gjendjen e plotësimit të kritereve të BE-së në zbatimin e shumëgjuhësisë dhe përdorimit publik të gjuhëve, si politikë e konfirmuar e Unionit", tha Jashari.

Reformat në gjyqësi, siç theksoi ministri, në planin e sigurimit të së drejtës së përkthyesve gjyqësorë me ndryshimet e kryera në ligjet dhe aktet nënligjore kontribuan që të kualifikohen përkthyes të trajnuar përkatësisht, të cilët do ta kryejnë punën e tyre në mënyrën më profesionale dhe përgjegjëse.

Deri në shtator të vitit 2008, kur u zbatua sesioni i parë i provimeve, statusi përkthyes gjyqësor është marrë pa verifikim të diturisë së kandidatëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail