Duing biznis tregon se firmat e Maqedonisë paguajnë tatime më të ulëta në botë

Shkup, 30 tetor 2014 (MIA) - Maqedonia edhe njëherë tregoi se është lider në rajon në zbatimin e reformave për përmirësim të klimës së biznesit. Më së miri është rradhitur në raportin e Bankës Botërore në rajon.  Në vendin e parë është sipas ngarkimit më të vogël tatimor të biznesit, ndërsa në vendin e tretë në botë sipas kohës së nevojshme për fillim të biznesit.

Këtë e theksoi zëvendëskryetari dhe ministër   i Financave Zoran Stavreski sot në konferencën për shtyp me rastin e raportit të shpallur Duing biznis të Bankës Botërore, i cili sipas tij është verifikim i politikës dhe reformave që i ndërmorri Qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit.

Ai theksoi se Maqedonia në raport përparim më të mirë prej vendit të 38 në vendin e 7 ka te indikatorët e pagesës së tatimeve. "Politika e volitshme tatimore  dhe reformat e zbatuara për rritje të efikasitetit të administratës tatimore kontribuoi që Maqedonia të rradhitet  në vendin e 7 në botë dhe në vendin e dytë në Evropë, por Irlanda sipas këtij indikatori  i cili i mat shkallën e tërësishme tatimore, numrin e procedurave tatimore dhe kohën e nevojshme për përgatitje, plotësimin dhe dërgimin  e paraqitjeve tatimore", theksoi Stavreski.

Shtoi se shkalla tatimore është 7,4 për qind, derisa për krahasim me atë të Kroacisë arrin 18,8, në Mal të Zi 22,3 për qind, në Serbi 38,6, Slloveni 32, Bullgari 27, Turqi 40,1, Greqi 49,9, Shqipëri 30,7, Kosovë 15,3 për qind, ndërsa në Evropë mesatarisht arrin rreth 45 për qind. Këto shifra, ashtu siç theksoi zëvendëskyetari, tregojnë se biznesi në Maqedoni është më pak i ngarkuar me tatime.

Sipas procedurave për pagesë të tatimeve në vit, vendi është rradhitur në vendin e 13-të në botë, ndërsa në Evropë në vendin e pestë,  që është rezultat i sjelljes së sistemit elektronik për tatime i cili e shkurton procedurën  për pagesë të tatimeve për katër herë.

Zëvendëskryetari potencon se sukses më i madh është vërejtur te indikatorët e fillimit të biznesit, sipas të cilit Maqedonia në kontinuitet është në majën e ranglistës të Bankës Botërore.  Nëse para 10 viteve në Maqedoni keni mundur të regjistroni firmë  për 48 ditë, tani procedura është e shkurtuar vetëm për 2 ditë, që i detyrohet sistemit elektronik  për regjistrim  në Regjistrin qendror të Maqedonisë", tha Stavreski dhe shtoi se regjistrimi realizohet pa kurrfarë harxhime dhe se nuk nevojitet kapital fillestar.

Duke thënë se ka hapësirë për kënaqësi, por që ka hapësirë edhe për përmirësim, Stavreski tha se edhe në të ardhmen duhet të bëhen përmirësime në pjesën e inkuadrimit deri te energjia elektrike, marrja e lejeve ndërtimore dhe zbatimi i marrëveshjeve.

Sqaroi se në pjesën e inkuadrimit deri te energjia elektrike duhet të bëhen përpjekje të zvogëlohen harxhimet dhe koha për lidhje të re, ndërsa në raport të lejeve ndërtimore të përmirësohen procedurat  në nivel lokal.

Banka Botërore e shpalli mbrëmë raportin Duing biznis për vitin 2015 në të cilën Maqedonia është radhitur  në vendin e 30 dhe ka përparim jo për një vend por madje 64 vende në krahasim me nëntë vitet e fundit. Më së miri është rradhitur në rajon dhe numërohet mes 20 vendeve të cilat kanë zbatuar të paktën  tre reforma kyçe në vitin e fundit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail