Eurostat: Maqedonia me suficit prej 100 milionë denarë në balancin e qarkullimit dhe shërbimeve në kuartalin e parë të vitit

Bruksel, 30 tetor 2014 (MIA) - Republika e Maqedonisë ka realizuar suficit prej 100 milion euro në balancin  e qarkullimit dhe shërbimeve në kuartalin e parë të vitit 2014, publikoi sot Zyra evropiane për statistikë (Eurostat). Ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, në kuartalin e dytë të këtij viti nuk pritet kurrfarë suficiti, as humbje, ndërsa në kuartalin e tretë të vitit 2013, Eurostat  ka dhënuar suficit prej 200 milionë euro në balancin  e qarkullimit dhe shërbimeve të shtetit tonë.

Lidhur me balancin e pagesave vijuese në kuartalin e parë dhe të dytë të këtij viti, si dhe në kuartalin e katërt të vitit të kaluar, në Maqedoni është shënuar deficit prej 100 milion euro, që do të thotë se vendi më shumë ka importuar shërbime dhe mallëra se sa që ka eksportuar.

Lidhur me gjendjen në Bashkimin Evropian, sipas Zyrës evropiane për statistikë, llogaria e jashtme vijuese e përshtatur sezonale ka shënuar suficit prej 32,6 miliardë euro (që është 1.0 për qind nga BPV-ja) në kuartalin e dytë të vitit 2014, ndërsa 8,1 miliardë euro në kuartalin e parë të vitit 2014. Megjithatë, kjo është më pak se suficiti i shënuar prej 40,9 miliardë eurove (1,3 % nga BPV-ja) në kuartalin e dytë të vitit 2013.

Në bazë të të dhënave të përshtatura josezonale, në kuartalin e dytë të vitit 2014, investitorët e BE-së kanë tërhequr 25,5 miliard euro nga investimet e drejtpërdrejta, mjete të cilat ruhen në vendet e huaja, në krahasim me investimet prej  89.2 miliardë euro në kuartalin e dytë të vitit 2013. Obligimet nga investimet e drejtpërdrejta me pjesën tjetër të botës, në Union janë zvogëluar për 8,6 miliardë euro, në krahasim me investimet prej 147,9 miliardë euro në kuartalin e njejtë të vitit 2013.

Llogaria vijuese e vendeve-anëtare, që ka të bëjë me saldon, në bazë të të dhënave të përshtatura josezonale  te  vendeve-anëtare të BE-së janë regjistruar 14 suficite, 11 deficite dhe tre vende kanë qenë në baraspeshë në kuartalin e dytë të vitit 2014. Suficit më i lartë është shënuar në Gjermani (+46,3 miliard euro), Holandë (+15,6 miliardë), Itali (+6,1 miliardë), Suedi (+5,4 miliardë) dhe Danimarkë (+4,1 miliardë euro). Ndërsa, deficit më i madh është shënuar në Mbretërinë e Bashkuar (-25,5 miliardë euro), Francë (-11,4 miliardë) dhe Finlandë (-1,4 miliardë euro).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail