Mbledhje e Kryesisë së degës së BDI-së në Tetovë

Tetovë, 30 tetor 2014 (MIA) - Sot, në selinë e BDI-së në Tetovë, u mbajt mbledhja e Kryesisë së degës së Tetovës, në të cilin u soll vendim për fillimin e zgjedhjeve brenda partiake për degën e Tetovës në të gjitha nivelet. 

Siç kumton Shërbimi për informim i BDI-së për Degën e Tetovës, në mbledhjen e kryesuar nga kryetari aktual i degës Atilla Rexhepi, mori pjesë edhe koordinatori për organizimin e zgjedhjeve për zonën 6, Izet Mexhiti.

Në këtë mbledhje, e cila kaloi në atmosferë konstruktive, gjithashtu u soll vendim për formimin e Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve në Degën e Tetovës prej 7 anëtarësh. Këtë komision do ta udhëheq deputeti Xhevat Ademi.

Zgjedhjet duhet të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor, kur edhe pritet të organizohet Kuvendi zgjedhor i degës së Tetovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail