Tribunë për sfidat dhe mundësitë e testimit ekstern të studentëve

Shkup, 30 tetor 2014 (MIA) - Sistemi ynë i arsimit të lartë është cilësor, por megjithatë nevojitet të sendërtohet dhe të jetë në hap me trendet arsimore botërore. Standardet e vendosura një herë nuk do të thotë se nuk duhet të ndryshohen. Reforma e këtilla para shumë kohësh zbatohet në më shumë vende në botë të cilat mbajnë llogari për cilësinë e arsimit të lartë, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi në tribunën "Testimi ekstern i studentëve: sfidat dhe mundësitë" që sot e organizoi OJQ "Qendra evropiane SN7".

"Iniciativa është e bazuar në përvoja dhe në qoftë se realizohet në asnjë mënyrë nuk do ta rrezikonte autonominë e universiteteve, por do të jetë në dobi të të gjithëve", tha Ademi, i cili e ka pranuar ftesën që të marrë pjesë në debatin për, siç tha, të dëgjojë nga studentët propozime dhe sugjerime se çfarë modeli të verifikimit do të ishte më adekuat për sistemin arsimor në Maqedoni.

Përfaqësuesit e Forumit arsimor rinor (FAR) kishin vërejtje për arsyeshmërinë e masës së këtillë dhe konsiderojnë se motivet për vendosjen e saj janë konfuze. Sipas tyre, fillimisht duhet të konfirmohet saktë problemi i cilësisë së rënë në arsimin e lartë, ndërsa pastaj të ofrohen më shumë zgjidhje. Konsiderojnë se me këtë ide nuk janë marrë faktorë të tjerë të cilët do të kontribuonin ër cilësinë e keqe, si kuadër joadekuat, letërsi e zgjedhur joadekuate, infrastruktura... dhe se studenti do të jetë i vetmi i cili do ta mbajë barrën për mossuksesin e sistemit.

Theksuan edhe se veçmë ekziston sistem i ndërtuar ligjor për verifikim të cilësisë përmes Këshillit për akreditim dhe evaluim, por nuk funksionon.

"Këshilli nuk ka ueb-faqe të saj në të cilën, sipas Rregullores për punën e tij, është i obliguar të publikojë dokumente dhe akte, raporte nga rezultate nga evaluimi i realizuar i jashtëm, raporte nga vetëevaluimi personal dhe, ajo që do të doja ta shihja si dokument por nuk është i kapshëm - raport përfundimtar për evaluimet e e realizuara të jashtme me qëllim që të prezantohet gjendja e përgjithshme e sistemit të arsimit të lartë dhe të jepen drejtime për avancimin e tij. Në këtë dokument, sipas supozimit tim, të konfirmohet se ku kemi problem me mirëmbajtjen e cilësisë dhe në bazë të këtyre gjendjeve të konfirmuara në terren të jepen rekomandime se si të avancohet cilësia e arsimit të lartë", tha Marija Mirçevska nga FAR.

Ministri konfirmoi se në Ligjin për arsim të lartë ekzistojnë mekanizma për verifikim të cilësisë dhe se ai është obligim i Këshillit për akreditim dhe evaluim por, tha ai, këto dispozita tani për tani nuk implementohen.

"MASH dhe Qeveria e vërejtën këtë dhe për këtë arsye dolën me ide të këtillë me ndryshime dhe plotësime që në Ligjin për arsim të lartë të vendosen mekanizma të rinj, ndërsa disa prej zgjidhjeve aktuale ndoshta do të pezullohen. Disa prej mekanizmave të rinj mund të jenë provim shtetëror, evaluim i jashtëm ose ndonjë lloj tjetër evaluimi. Në qoftë se vendosim për provim shtetëror, gjithsesi se ai do të punohet mirë, para së gjithash në bazë të programit i cili është i akredituar nga Këshilli për akreditim dhe evaluim. Pyetjet do të jenë nga ajo se çka veçmë është akredituar, e jo diçka e re ose e panjohur për studentët. Atë që e kanë kaluar nëpër katër viter në provime, atë do ta kenë në pyetjet e provimit shtetëror. Por tani flasim në mënyrë hipotetike, e jo konkrete", tha Ademi.

Në diskutimin të ndryshme ishin qëndrimet e proferëve nga univeristetet private dhe shtetërore. Arben Kadriu nga Universiteti Ndërkombëtar i Strug[s tha se nuk është kundër verifikimit ekstern në qoftë se kjo sjell rezultate në cilësi por, shtoi, që kjo të jetë mekanizmi i fundit. Sipas tij, reformat duhet të përqëndrohen në arsimin e mesëm.

"Problemi nuk është vetëm tek universitetet private. Në opinion fitohet përshtypje se universitetet private janë kanceri i arsimit të lartë. Në fakulteet private studiojnë deri në 10 për qind e studentëve dhe nuk munden që ata të jenë fajtorë për degjenerimin e gjithë procesit arsimor. Askush nuk dëshiron të ketë studentë të këqinj në radhët e tyre. Nuk ka univeristete të mira dhe të këqia, por të mira dhe më të mira", tha Kadriu.

Agim Nuhiu nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, madje, e përshëndeti iniciativën e MASH-it sepse, siç tha, do të arrihet vlerësim i unifikuar i dijenisë së studentëve dhe ata formalisht do të jenë të barabartë.

"Do të ruhet kredibiliteti edhe i mësimdhënësve, por edhe i studentëve kur do të ballafaqohen me tregun e punës", shtoi Nuhiu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail