Stavreski: Qeveria punon për uljen e migrimit nga vendi

Shkup, 30 tetor 2014 (MIA) - Qeveria punon në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë dhe realizon rezultate që ndihmojnë që numër sa më i vogël i personave të shpërngulen nga vendi, theksoi zëvendëskryeminstri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.

Duke u përgjigjur në pyеtjen e deputetes Roza Tupuzovska-Karovska për atë nëse Qevеria disponon me të dhëna të sakta sa qytetarë të Maqedonisë jetojnë jashtë vendit dhe sa të rinjë të arsimuar largohen nga vendi, Stavreski tha se të dhënat e prezanutara nga Banka Botërore se 440.000 banorë të Maqedonisë janë shpërngulur ka të bëjë me një periudhë 50 vjeçare. Ai nënvizoi se shkak kryesor pse dikush dëshiron ta braktis vendin është me siguri mundësia apo pamundësia të gjenjë këtu prespektivë, gjegjësisht të gjejë vend pune.

Për mbajtjen e njerëzve në vend, ai përkujtoi se vazhdimisht punohet në tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendore dhe hapjen e vendeve të punës.

Sipas tij, nuk është e thjeshtë të sigurohet ekzistencë për të gjithë dhe të mbahen të gjithë, posaçërisht kur hapen dyert në Evropë dhe kur në Bullgari, në Serbi, në të gjitha vendet në rrethinë, ndodhin trende të ngjashme.

Pyetja e dytë nga deputetja Tupuzovska-Karovska  ka të bëjë me gjendjen e spitalit në Prilep, nëse do të zgjidhen problemet dhe nëse do të privatizohet spitali në të cilin ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov tha se nuk ka asnjë plan, as për spitalin në Prilep, as për cilindo spital tjetër në shtet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail