Poposki në takimin e Grupit të Vishegradit dhe Perëndimit Perëndimor

Shkup, 31 tetor 2014 (MIA) - Ministri i Maqedonisë së Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot në Bratisllavë do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Temë qendrore e takimit është eurointegrimi i vendeve të Ballkanit - arritjet dhe sfidat në rrugën drejt BE-së, me përqëndrim të kapitujve 23 dhe 24 nga legjislacioni evropian (qeverisje e të drejtës), qeverisjes ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal.

Grupi i Vishegradit - V4, të cilin e përbëjnë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, është mbështetës tradicional i perspektivës evropiane të Ballkanit. Kjo konfirmohet edhe me mbajtjen e takimeve të rregullta vjeshtore të ministrave të punëve të jashtme në formatin V4 dhe Ballkanit Perëndimor.

Takimi i sivjetmë në Bratisllavë mbahet në kuadër të presidencës sllovake me Grupin e Vishegradit. Mysafirë të posaçëm të takimit janë nënkryetarja e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e ardhshme e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Federika Mogerini dhe ministri federal për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurc.

Gjatë qëndrimit në Bratisllavë, është paraparë që ministri Poposki të ketë takim të ndarë me kolegun e tij sllovak Lajçak, si dhe biseda të ndara me më shumë kolegë - pjesëmarrës në takimin V4-Ballkani Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail