Presidenti Ivanov për vizitë zyrtare në Serbi

Beograd, 31 tetor 2014 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, ku sot në kryeqytet do të ketë takim me nikoqirin e tij presidentin Tomisllav Nikoliq.

Ivanov, siç njoftoi raportuesi i MIA-s nga Beogradi, do të pritet me nderime më të larta shtetërore, ndërsa në nder të vizitës së tij kthyese prej dje nëpër rrugët e kryeqytetit serb valëviten flamuj të Maqedonisë dhe Serbisë.

Siç informojnë nga Kabineti i presidentit të Maqedonisë, ftesa dhe vizita në Beograd është në kuadër të dialogut veçmë ekzistues të nivelit më të lartë, por edhe në kuadër të planit dhe në kuadër të mandatit të ri, të dytë, presidenti Ivanov, si një prej qëllimeve strategjike, të vazhdojë t'i përforcojë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Plani është që të realizohen këmbime të vizitave në disa vende nga rajoni, me qëllim të dhënies së impulsit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, këmbim të mendimeve për integrimet euroatlantike dhe për prioritetet e bashkëpunimit rajonal.

Në takim me presidentin Nikoliq pritet të konfirmohen marrëdhëniet e mira fqinjësore, të vazhdojë të përforcohet bashkëpunimi i përgjithshëm, posaçërisht në ekonomi dhe bashkëpunimin rajonal.

Marrëdhëniet me Serbinë janë në nivel të jashtëzakonshëm, ndërsa siç theksojnë nga Kabineti i presidentit Ivanov, seanca e përbashkët e dy qeverive dhe paralajmërimi për një seancë të këtillë mjaftueshëm flet për këtë. Pritet që ky trend të vazhdojë, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal, gjegjësisht projektet e mëdha për lidhje infrastrukturore rajonale, rrugore, hekurudhore, infrastrukturore, por edhe përforcim i bashkëpunimit edhe në sferat e tjera si eurointegrimet, kultura, shëndetësia, siguria.

Nga Kabineti shtojnë se të dy vendet fqinje në mënyrë dinjitoze iu përmbahen Komunikatës nga viti 2009, sipas të cilës, dallimet për disa çështje, nuk guxojnë pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit të përgjithshëm, model që të dyja vendet e zbatojnë dhe është pozitive për rajonin tonë. Pritet që të këmbehen mendime edhe për gjendjet dhe sfidat në rajon, çështje rajonale, posaçërisht duke pasur parasysh kryesimin vijues të Serbisë me OSBE-në.

Në kumtesën për mediat për vizitën e presidentit Ivanov në Beograd, Kabineti i presidentit serb Nikoliq thekson se ajo realizohet në frymën e fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve miqësore dhe të afërta midis dy popujve.

"Dialogu politik midis Serbisë dhe Maqedonisë gjatë dy viteve të fundit është intensifikuar, thelluar dhe në mënyrë cilësore është avancuar me vizitat dhe takimet e nivelit më të lartë", qëndron në kumtesën nga Kabineti i presidentit serb.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ishte për vizitë zyrtare në Maqedoni në tetor të vitit 2012.

Presidenti i Maqedonisë Ivanov sot do të ketë takim pune edhe me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Maja Gojkoviq.

Nesër në Beograd, presidenti Ivanov do të marrë pjesë në takimin e 38-të të Grupit evropian të Komisionit trilateral, që vlerësohet si tubim i njerëzve më me ndikim në botë gjegjësisht  konsiderohet si "qeveri botërore në hije".

Mediat serbe shkruajnë se në këtë konferencë shumë të rëndësishme do të ketë rreth 180 pjesëmarrës dhe se ajo për herë të parë mbahet në Serbi. Midis pjesëmarrësve janë bankierët dhe industrialistët më të mëdhenj botëror dhe evropian, si dhe politikanë të mëparshëm dhe të tanishëm. Personaliteti më i rëndësishëm nga bota e biznesit i cili pritet të marrë pjesë në konferencë, sipas mediave të atjeshme, është Piter Staterlend, kryetar i bankës më të madhe investuese "Goldman Saks". Nga rajoni të ftuar të marrin pjesë janë presidenti i Maqedonisë Ivanov, kryeministri malazez Millo Gjukanoviq, presidenti i Republikës Serbe Millorad Dodik, si dhe anëtari i presidencës së BeH-së Bakir Izetbegoviq. Pjesëmarrjen në Konferencën trilaterale dje e anuloi presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Në konferencë do të hapen tema të cilat janë me interes për Republikën e Maqedonisë dhe për rajonin.

"Kjo është mundësi për këmbim të mendimeve për sfidat me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë dhe vendet e rajonit në rrugën e integrimeve, për gjendjet dhe perspektivat e rajonit", theksojnë nga Kabineti i Ivanovit,

Përndryshe, Takimi i 38-të i Grupit evropian të Komisionit trilateral do të fillojnë sonte, ndërsa pritet që në hapje do të ketë fjalim presidenti serb Aleksandar Vuçiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail