Francezi Pake drejtor i ri në KE-së për Maqedoni

Bruksel, 31 tetor 2014 (MIA) - Francezi Zhan-Erik Pake do ta zëvendësojë Aleksandra Kas-Granje në vendin e drejtorit të sektorit "B" në Drejtorinë e re për negociatat e zgjerimit të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga eurokomesari Johanes Han, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli.

Pake, i cili deri tani e ka udhëhequr sektorin "C" ku janë vendet Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Kosova, e ndërmori udhëheqjen nga spanjollja Kas-Granje në sektorin ku krahas Republikës së Maqedonisë, gjenden edhe Islanda, Mal i Zi dhe Turqia.

Duke marrë parasysh se bëhet transformim i tërësishëm i Drejtorisë së deritanishme për zgjerim, sepse prej nesër në vendin e eurokomesarit Shtefan Fyle vjen austriaku Han, kjo drejtori mbetet nën menaxhimin e danezit Kristian Danielson, por në të ardhmen do ta mbajë emrin "Drejtoria për fqinjësi dhe negociata për zgjerim". Krahas ndryshimit të Kas-Granjes në sektorin "B", në vendin e të cilit vjen Pake, paralajmërohen edhe një numër i madh i ndryshimeve tjera.

Megjithatë në suaza të repartit "B.1"  për Republikën e Maqedonisë, pritet që irlandezi Dejvid Kulen, i cili është autor i dy progres-raporteve të fundit për vendin tonë,  të mbetet të punojë në dosjen për Maqedoninë. Gjithashtu, komesari i ri Han veçmë e emëroi edhe shefin e tij të kabinetit, Mihael Kirnishnig dhe zëvendësen e tij Ema Udvin. Shefi  i deritanishëm i kabinetit të Fyles, Sajmon Mordju, megjithatë, është emëruar drejtor i ri për strategjinë e zgjerimit.

Si risi, Komisioni  i ri Evropian i udhëhequr nga Zhan-Klod Junker më nuk do të ketë zëdhënës për secilin nga 27 eurokomesarët, siç është deri tani, por do të ketë vetëm shtatë zëdhënës, të cilët do të mbulojnë nga disa portfolio. Zëdhënësi i deritanishëm për zgjerim Peter Stano, prej nesër do të jetë zëdhënës i ri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë, ndërsa sllovenja Maja Kocijaniç, e cila deri tani ishte zëdhënëse  e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Ketrin Eshton), do të vazhdojë edhe me Eurokomisionin e ri të flasë në emër të Federika Mogerinit, por këtë herë do ta mbulojë edhe resorin për zgjerim.

Zyrtarisht, zëdhënësi i ri i tërë Komisionit, në vendin e danezes Pia Arenkilde-Hansen, është emëruar greku Margritis Shinas nga Selaniku.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail