Është rritur numri i punëtorëve në industri

Shkup, 31 tetor 2014 (MIA) - Numri i punëtorëve në industri në shtator të këtij viti është rrritur për 10,4 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, numri i punëtorëve është rritur për 12,5 për qind në sektorin Industria përpunuese, ndërsa rënie prej 2,8 për qind ka në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e urëve dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 1,3 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, rritje ka tek Prodhimet intermediare, përveç energji për 8,2 për qind, Prodhime kapitale për 111, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7,3 dhe tek Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 4,1 për qind, përderisa rënie është vërejtur tek Energjia për 4,6 për qind.

Numri i punëtorëve në industri gjatë periudhës janar - shtator të këtij viti në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2013 është rritur për 7,7 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail