Shënohen "Ditët e sigurimit privat 2014"

Shkup, 31 tetor 2014 (MIA) - Me promovimin e Qendrës bashkëkohore trajnuese dhe të provimeve për kuadrot nga fusha e sigurimit privat dhe "Komentit të ligjit për sigurim privat" në edicionin e Odës, sot janë shënuar "Ditët e sigurimit privat 2014".

"Komenti" theksoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, e cila ishte e pranishme në shënim, do të thotë sqarim i të gjitha dispozitave ligjore me  situata reale në praktikë, të cilët nënvizoi, në masë të madhe do t'u ndihmojnë punonjësve në pjesën e sigurimit privat në përditshmërinë e tyre zbatim të Ligjit.

"Në fund të këtij viti vendoset edhe sistem komplet i ri i verifikimit të diturisë që nënkupton dhënie elektronike të provimeve, me miliona kombinime. Kjo do të thotë se praktikisht vendoset në të pamundur çfarëdo qoftë veprimi subjektiv në procesin e bartjes së vendimit nëse provimi është dhënë ose jo", sqaroi Jankulloska duke shtuar se me këtë mënyrë të dhënies së provimit para se gjithash u lehtësohet dhe mundësohet kandidatëve në mënyrë objektive, dituria e tyre të verifikohet dhe vlerësohet, ndërsa promovohet edhe sistem më i lartë të cilësisë në pjesën e trajnimit dhe tëverifikimit të diturisë.

Verica Milevska - Stefanovska, kryetare e Odës për sigurim privat të Republikës së Maqedonisë, informoi se në pajtim me evidencën nga Regjistri qendror rreth pesë mijë persona janë punësuar në veprimtarinë e sigurisë private, ndërsa MPB-ja ka lëshuar rreth 190 leje për punë, nga të cilët në pajtim me evidencën e Odës, punojnë 59 Agjenci për punësim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail