Konferencë për siguri energjetike të Ballkanit perëndimor

Shkup, 5 nëntor 2014 (MIA) - Maqedonia të lidhet me sa më shumë furnizues të energjisë nga burime të ndryshme të mos jetë e varur nga një lloj i energjisë dhe nga një furnizues. Në këtë mënyrë dukshëm do ta përmirësojë  sigurimin e saj energjetik, ndërsa rekomandimi kryesor i konferencës është "Siguria energjetike në Ballkanin Perëndimor - politikat dhe sfidat" që sot mbahet në Shkup.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, sërish u rekomandua,  ta diversifikojnë importin e energjensave dhe të vijë nga disa burime, si dhe të rriten kapacitetet për deponimin e naftës dhe gazit natyror.

"Fermentimet politike-ushtarake të lindjes në Evropë edhe nëjherë treguan se sa është e rëndësishme një vend  afatgjatë dhe strategjik ta planifikojë sigurinë e saj energjetike. Nga ana tjetër, sërish,  problemet që i mbajnë ndryshimet klimatike, veçanërisht u pa ajo e Ballkanit me rreziqet në termocentralet e Serbisë nga përmbytjet në muajin maj,  tregojnë se sa janë urgjente këto çështje dhe sa është e rëndësishme ato të zgjidhen  në moment. Dobësia e sistemeve energjetike në vendet ballkanike është problem real i cili kërkon reagim të shpejtë  nga institucionet shtetërore dhe nga gjithë shoqëria. Pikërisht qëllimi i konferencës së sotme është ta rrisë vetëdijen  në nivel lokal dhe rajonal për ballafaqim dhe zgjidhje të sfidave sipas sigurisë energjetike", tha Sonja Zuber nga Analitika e hapjes së konferencës.

Puna e hulumtueseve Andreja Bogdanovska dhe Ana Stojilovska nga Analitika e titulluar "Gjendja e (jo)sigurisë energjetike në Maqedoni" që ishte prezantuar në konferencë  tregon se Maqedonia është e rrezikuar në shumë ndërprerje  të energjisë elektrike, sepse është e përfaqësuar shumë në miksin e energjisë që e shfrytëzojnë amvisëritë, por shfrytëzohet edhe në industri.

"Derisa BE-ja është e brengosur për gazin natyror, Maqedonia është e rrezikuar në energjinë elektrike. Ajo e tregon  edhe krizën elektroenergjetike të vitit 2012 të shkaktuar nga temperaturat e ulëta kur kishte kufizim të ndriçimit rrugor. Madje 58 për qind e amvisërive në Maqedoni shfrytëzojnë energji elektrike për ngrohje, madje çdo vit rritet edhe importi i energjisë elektrike dhe shumë ndërprerje do të ishin problematike  për sigurinë energjetike të shtetit", tha Stojilovska.

Ajo rekomandoi që Maqedonia të fokusohet në shfrytëzimin e burimeve të tjera të energjisë, import më i madh i gazit  natyror dhe shfrytëzimi i BRE-së, por edhe zbatimi i masave për efikasitet energjetik dhe politika lokale për gazifikim.

"Derisa e përmirësojmë efikasitetin energjetik dhe e rrisim  përqindjen e burimeve të rindërtuara të energjisë  Maqedonia do ta përmirësojë sigurinë e saj energjetike", theksoi Stojilovska.

Në konferencën e organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer Shkupi në bashkëpunim me Analitikën, si pjesë e programit "Mjedisi jetësor, energjia dhe ndryshimet klimatike", marrin pjesë përfaqësues të bashkësisë akademike, sektori qytetar, kori diplomatik, Komisioni rregullativ për energjetikë, EVN Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail