Pyetësor elektronik për ndryshimet klimatike

Shkup, 13 nëntor 2014 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara organizojnë hulumtim elektronik të mendimit publik në kuadër të projektit "Raporti i parë i reviduar dyvjeçar për ndryshimet klimatike".

Qytetarët do të mund të përgjigjen në pyetësorin e vendosur në ueb faqen  http://unfccc.org.mk/Default.aspx?LCID=289. 

Hulumtimi, siç njoftoi Ministria dikasteriale, do të ndihmojë të kuptohet perceptimi dhe qëndrimet e opinionit ndaj ndryshimeve klimatike dhe të kuptohet se sa opinioni është i informuar për këtë çështje. Është i orientuar ndaj qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, por do të merren edhe informata më të gjëra për informimin e ndërsjellë të vetëqeverisjes lokale, sektorit civil dhe institucioneve ndërkombëtare.

"Rezultatet nga hulumtimi do të na ndihmojnë më mirë t'i projektojmë dhe t'i komunikojmë aktivitetet e ardhshme të lidhura me ndryshimet klimatike, me qëllim përfundimtar që të përmirësohen politikat për ndryshimet klimatike në shtet", njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor.

Rezultatet përfundimtare nga hulumtimi do të publikohen në internet faqen  http://www.klimatskipromeni.mk/.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail