Qeveria vendosi prej javës së ardhshme të fillojë përfundimi i pagesës së subvencioneve bujqësore

Shkup, 14 nëntor 2014 (MIA) - Prej javës së ardhshme do të fillojë përfundimi i pagesës së subvencioneve bujqësore ndaj të gjithë marrësve të cilët i përmbushin kushtet me ligj. Kryeminsitri Nikolla Gruevski këtë ua kumtoi përfaqësuesve të shoqatave bujqësore gjatë takimit të sotëm në Qeveri, ndërsa ata e përshëndetën venimin qeveritar.

Në takim morën pjesë Veljo tantarov, kryetar i Lidhjes së bujqve, Eftim Shaklev, kryetar i Asociacionit të bujqve, Nikolla Stamenov, kryetar i Federatës ë fermerëve dhe Stavre Janev, kryetar i Sindikatës së bujqve, si dhe zëvendësministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, Vanço Kostadinovski.

"Bashkëbiseduesit folën për përfundimin e subvencioneve bujqësore për të cilat ekzistonin sfida të caktuara të cilat u shkaktuan nga arsye procedurale dhe teknike. Kryeminsitri theksoi se në mbledhjen e kaluar qeveritare u bisedua për këtë temë, me ç'rast Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informoi se janë tejkaluar sfidat procedurale dhe teknike dhe se lëndët janë kompletuar. Kryeminsitri Gruevski i informoi përfaqësuesit e bujqqve se në bazë të kësaj informate, Qeveria vendosi që prej javës së ardhshme të illohet me prëfundimin e pagesës së këtyre subvencioneve ndaj të gjithë marrësve të cilët i përmbushin kushtet e ligjit", kumtoi Sektori për marrëdhënie me opinionin.

Njëherit, u arrit edhe marrëveshje që në pajtim me kalendarin për pagesë të subvencioneve, gjatë nëntorit do të illojë pagesa e subbvencioneve për kulturat e drithërave nga rekolta e vitit 2014. Gjithashtu, bashkëbiseduesit folën edhe për fillimin e ardhshëm të blerjes së orizit dhe duhanit nga rekoltat e kësaj sezone, me ç'rast u theksua gatishmëria e përbashkët që të ndërmerren të gjitha masat dhe aktivittet e nevojshme në mënyrë që të krijohet ambient cilësor pë realizimin e blerjes e cila do të sigurojë respektim të intersave të të gjitha palëve të involvuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail