USHT e shënoi ditën botërore të diabetit

Tetovë, 15 nëntor 2014 (MIA) - Me rastin e ditës botërore të diabetit, Grupi shkencor i Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, organizuan fushatë sensibilizuese kundër sëmundjes së diabetit.

Kryetari i Grupit shkencor, Arben Meqellara thotë se një fushatë e tillë sensibilizuese ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për sëmundjen e diabetit, nëpërmjet verifikimit të shenjave të para, nevojës së kontrollit të sheqerit në gjak dhe kryerjen e dietave të shëndetshme për trajtimin e kësaj sëmundje.

Studentët kishin vendosur prezantime me posterë në qendër të Tetovës.  Po ashtu, qytetarët nëpërmjet pyetjeve të ndryshme kishin mundësinë për t’u informuar më shumë rreth kësaj sëmundje dhe masat që duhet të ndërmerr çdo qytetar kundër diabetit.

Grupi shkencor i Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së paralajmëruan se ditën e hënë do të mbahet një ligjëratë informuese rreth  sëmundjes së diabetit për studentë në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail