Shkrimtari i madh Ismail Kadare nderohet me çmimin “Jeronim de Rada” në Panairin e 17-të të librit në Tiranë

Tiranë, 15 nëntor 2014 (MIA) - Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, u nderua sot me çmimin special “Jeronim de Rada” në Panairin e 17-të te librit "Tirana 2014".

Siç njofton ATSH, gjatë ceremonisë së organizuar në Panairin e librit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ambasadori italian, Gaianni, tha se "është kënaqësi e veçantë e nder i madh për mua të jap çmimin e parë për shkrimtarin e madh Ismail Kadare". "Është shumë domethënëse që ky çmim t’i jepet Ismail Kadaresë. Ndonëse nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri, Jeronim de Rama ishte një promotor i Shqipërisë në Itali dhe Europë", theksoi ambasadori Gaianni .

Shkrimtari i madh Ismail Kadare u shpreh se "jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të Rlindjes Kombëtare Shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe, që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur".

"Kam kënaqësi që përbri meje është ambasadori i Italisë, vendi që e mbajti De Radën në gjirin e tij dhe kaloi jetën atje. De Rada ishte poet i madh dhe profet i së ardhmes", theksoi Kadare.

Ndërsa kryetari Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, i dorëzoi shkrimtarit të madh Kadare statujën e shkrimtarit Jeronim de Rada.

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. hr/13:00

###



Netët poetike të vjeshtës “Takime nën rrap “ në Kërçovë

Kërçovë, 15 nëntor 2014 (MIA) - Netët poetike të vjeshtës mbahen për të 19-tën herë me radhë zakonisht në Shkup, por dy herët e fundit Netët poetike të Vjeshtës u shpalosën në Kërçovë, ku përfshihen një sërë aktivitetesh si shpalosje ekspozitash , recitale nga artistë të mëdhnjë nga Kosova ,Shqipëria ,Maqedonia dhe më gjërë .

Netët poetike të vjeshtës në Kërçovë mbahen tre ditë rradhazi duke përfshirë aktivitet të shumta artistike si shpalosja e ekspozitës personale e piktorit Ramadan Ramadani Ballazhi nga Kërçova për të vijuar pastaj recital nga artistë të mëdhejnë, në vazhdim vjen vizita në Fshatin Cërvicë , ku u përurua edhe libri “ Paris I Vogel” nga Bajram Çeliku për të vijuar pastaj këngë dhe poezi deri në agim.

Kalosh Çeliku krytarë i lidhjes së shkrimëtarëve shqipëtar thotë së ky manifestim mbahet 19 herë rradhazi në Shkup por dy vitet e fundit ne zgjodhëm Kërçovën për netët poetike të vjeshtës sepse Kërçova ka arsimin dhe kulturën ,

Ai gjithashtu tha se në të ardhëmen në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës planifikojnë të hapin kolonin e shkrimëtarëve shqipëtarë që do të vinënga e gjith bota dhe do të qendrojnë 10 ditë në Kërçovë në shtëpin e artit ku do te themelohet edhe bibloteka ashtu siç u themelua edhe ajo e artit figurativë në Shtëpin e Artit në Kërçovë .

Piktori më i vjetër i Kërçovës Ramadan Ramadani foli rreth ekspozitës së tij personale që e shpalosi përpara artëdashësve Kërçovarë por edhe mysafirëve nga Shqipëria, Kosova dhe më gjerë .



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail