Neziri: Rajoni i CEFTA-s është i gatshëm për integrim më të madh ekonomik

Shkup, 19 nëntor 2014 (MIA) - Politikat për promovimin e tërheqjes së investimeve në shtetet nënshkruese të marrëveshjes së CEFTA-s dhe të rajonit si tërësi, ishin temat kryesore të bisedimeve në hapjen  Javës së CEFTA-s 2014 në Shkup, e cila do të fokusohet në prioritetet kyçe të kryesimit të Republikës së Maqedonisë.

Në ngjarje u bë fjalë edhe për rritjen e potencialit për zhvillim dhe promovim të zinxhirëve të vlerave në industritë e interesit rajonal dhe për mënyrat e përforcimit dhe koordinimit të përpjekjeve rajonale për lehtësimin e tregtisë në pajtim me standardet dhe parimet ndërkombëtare, ndërsa theks i veçantë është vendosur në prezantimin e zgjidhjeve më aktuale tregtare të identifikuara nga na e komunitetit afarist nga rajoni.

"Marrëveshja CEFTA, si një ndër marrëveshjet më të mira rajonale për tregti të lirë jep mundësi për nivel të barbartë në fushën e bashkëpunimit para së gjithash hapen dyert e Bashkimit Evropian për vendet e rajonit. Aktivitetet e shumta të cilat i ndërmorëm në suaza të kryesimit tonë m CEFTA-n këtë vit, e rritën optimizmin dhe treguan se rajoni është i gatshëm të hapërojë përpara dhe ta përmirësojë integrimin ekonomik", tha ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri gjatë hapjes së ngjarjes.

Ai theksoi se është i bindur se vazhdimësia e aktiviteteve në suaza të kryesimit të Maqedonisë me CEFTA-n do të kontribuojë që bashkarisht të krijohen kushte për përforcimin e rritjes ekonomike me efekt përfundimtar, përmirësimin e standardeve të qytetarëve.

"Qëllimi kryesor i ngjarjes është të ngritet debat në mesin e një numri më të madh të faktorëve specifik të marrëveshjs, do të vlerësohen ndikimet ekonomike ndaj anëve të ndryshme dhe do të shfaqen rezultatet nga studimet e ndryshme të CEFTA-s. Jam i bindur se e tërë kjo do të rezultojë m definimin e hapave të ardhshëm të nevojshëm me të cilët do të përmirësohej implementimi i marrëveshjes së CEFTA-s", porositi Neziri.

Udhëheqësi i Sektorit për punë operative në Delegacionin e BE-së, Jaromir Leviçek theksoi se BE-ja e mbështet marrëveshjen e CEFTA-s, e cila, siç tha, paraqet hap përpara për vendet nga Ballkani Perëndimor nga aspekti i ekonomisë dhe politikës.

Ai theksoi se marrëveshja e CEFTA-s kontribuon drejt zhvillimi të marrëdhënive të mira fqinjësore dhe do të thotë qasje e papengueshme drejt tregut me mbi 20 milionë konsumatorë.

Zëvendës shefi i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, Barton Putni tha se bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve anëtare të CEFTA-ska potencial të madh për të kontribuuar drejt zhvillimit të ardhshëm ekonomik të secilit vend në veçanti.

Ai theksoi se Qeveria  SHBA-ë e vlerëson rëndësinë e dialogut rajonal dhe këmbimit të mendimeve në kuadër të CEFTA-s për ç'arsye, shtoi, është nderuar që mund ta mbështesë Javën e CEFTA-s përmes Agjenisë për zhvillim ndërkombëtar - USAID.

Java CEFTA 2014 do të fokusohet në prioritetet kyçe të kryesimit të Maqedonisë të cilat janë adaptuar për t'i përfshirë katër dimensionet e shtyllës për "Zhvillim të integruar" nga Strategjia e EJL-së 2020, ta promovojë tregtinë rajonale dhe investimet, lidhjen e tyre dhe politikat e bazës jodiskriminuese, transparencës, si dhe parashikimet të cilat o ta përforcojnë qarkullimin e mallrave, investimeve, shërbimeve dhe njerëzve në kuadër të rajonit.

Gjatë Javës së CEFTA-s do të oganizohen sesione punuese dhe diskutime në të cilat do të këmbehen përvoja nga zbatimi i marrëveshjes së CEFTA-s me qëllim që të përmirësohet bashkëpunimii përgjithshëm ekonomik në rajon.

Të premten dp të mbahet mbledhja e sivjetme e Komitetit të përzier të CEFTA-s, ku do të finalizohen aktivitetet nga kryesimi i Maqedonisë me CEFTA-n në vitin 2014.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail